Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për AKT TERRORIST: I gjithë shteti mobilizohet për Izraelin

Sfida me Izraelin sërish do të kthejë Shqipërinë në një shtet policor. Jo më larg se dy vite më parë u përsërit e njëjta gjë, madje atëherë u ndryshua edhe stadiumi, nga “Loro Boriçi”, brenda pak ditësh u zhvendos në “Elbasan Arena” për t’i krijuar më tepër siguri izraelitëve.

Asokohe një grup islamik terrorist patën planifikuar sulme në stadiumin e Shkodrës ndaj stafit dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar. Komunikimi i tyre në rrjetin social “snapchat” u arrit që të gjurmohej nga agjentët policorë dhe u bë e mundur që ndeshja të zhvillohej e qetë në një tjetër stadium.

Por, kur jemi jo më larg se 2 vite nga takimi i shkuar, ekziston frika e përsëritjes të së njëjtës situatë. Ndaj, FSHF ka marrë vetë masa me anë të policisë private, por edhe me ndihmën e policisë së shtetit apo agjentëve sekret, të cilët do të sigurojnë ruajtjen e rendit dhe qetësisë për këtë ndeshje, e cila është e para për kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Ky është një fakt shqetësues, megjithatë, kur jemi më tepër se 48 orë larg nga kjo ndeshje, janë marrë të gjitha masat që takimi të shkojë ashtu si gjithë ndeshjet e tjera që janë zhvilluar ndaj skuadrave të huaja në stadiumet tona.

Related posts

Granit Xhaka nuk ndalet: Moj Serbi rrjetën ta shpova…

Sadik.Autor

REAL MADRID-SEVILLA/ Pas një asist nga Rakitic, Fernando ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Basaksehir përfiton nga një tjetër gafë, Martial mban në lojë “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment