Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Italia “ngec” përballë Polonisë, Rusia vazhdon të surprizojë

U luajtën ditën e sotme, të tjera ndeshje në të gjitha ligat e kompeticionit më të ri që luhet për disa bileta në Europianin 2020, Liga e Kombeve. Kështu, në Ligën A, Italia u ndal vetëm në një barazim 1-1, në shtëpi ndaj Polonisë.

Ishte lojtari i Napolit, Zielinski, që ndëshkoi “axurrët” në pjesën e parë, por më pas, ekipi i Mançinit vetëm sa barazoi në të dytën, falë një penalltie të Zhorzhinjos.

Në Ligën B, Rusia fitoi në transfertë ndaj Turqisë, me gola të Dziubës dhe Çerishev, ndërkohë që për turqit nuk mjaftoi goli i Aziz.

Ishujt Faroe, që janë edhe në grup me Kosovën, fituan pastër ndaj Maltës, me shifrat 3-1. Më poshtë, rezultatet e plota të të gjitha ndeshjeve të mbrëmjes së sotme.

 

LIGA E KOMBEVE

Liga A

Itali-Poloni 1-1

GOL: Zhorzhinjo pen. 78′ / Zielinski 40′

Zhorzhinjo pen. 78′

Zielinski 40′

 

Liga B

Turqi-Rusi 1-2

GOL: Aziz 41′ / Çerishev 13′, Dziuba 49′

Liga C

Lituani-Serbi 0-1

GOL: Tadiç pen. 38′

Rumani-Mali i Zi 0-0

Shqipëri-Izrael 1-0

GOL: Xhaka 55′

Liga D

Ishujt Faroe-Maltë 3-1

GOL: Edmundson 31′, Joensen 38′ , Hanson 52′ / Mifsud 42′

Related posts

KORONAVIRUSI/ NBA tronditet nga Covid-19, ndeshje të anulluara dhe skuadra me pak lojtarë

Delo.autor

Mourinho heq dorë nga De Gea për Ronaldon

Sadik.Autor

PARTIZANI – KUKËSI/ Llogaritë janë më se të pranishme në të dyja kampet

Isa.Autor

Leave a Comment