Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra turpëron Islandën me SUPERGOLA “shqiptarë” (VIDEO)

Zvicra ka fituar thellësisht, 6-0 ndaj Islandës, në ndeshjen e Grupit 2, të Ligës A për veprimtarinë Liga e Kombeve. Në grupin me tre ekipe, ku bën pjesë edhe Belgjika, “helvetikët” e kanë vënë veten në një pozitë komode, ndërsa nordikët janë kthyer ai ekipi i dikurshëm, edhe pse prej rezultateve të fundit UEFA i ka klasifikuar në elitën e futbollit europian.

Mesfushori i Hoffenheim, Steven Zuber, realizoi golin e parë për zviceranët, ndërsa në mesin e pjesës së parë vendas konkretizuan fillimin e ëndërruar me golin e firmosur nga mesfushori tjetër Denis Zakaria.

Në minutën e tetë të pjesës së dytë, futbollisti i Liverpool me gjak shqiptar, Xherdan Shaqiri i çoi shifrat në 3-0, ndërsa Seferovic dhe “shqiptari” tjetër Albian Ajeti kompletuan “pokerin” e Zvicrës, që do të jetë pushim në raundin tjetër dhe do të luajë një miqësore kundër Anglisë, ndërsa Islanda do të presë Belgjikën më 11 shtator.

Goli i gjashtë u realizua nga mesfushori i lindur nga një familje shqiptare në Gostivar të Maqedonisë, Admir Mehmeti…

Në ndeshjet e tjera të luajtur për “Nations League”, për Grupin 2 të Ligës C, Finlanda fitoi 1-0 ndaj Hungarisë, ndërsa për Grupin 2 të Ligës D, Bjellorusia mposhti 5-0 San Marinon.

VIDEO / Ja golat e shënuar nga Shaqiri, Ajeti dhe Mehmedi kundër Islandës…

Related posts

United-Swansea, “Djajtë” s’dinë të humbasin ndaj “Mjelmave”

Sadik.Autor

Prezantohet pronari i ri/ RONALDO: Të gjithë bashkë për SUKSESIN e Vajadolidit 

Isa.Autor

SPEKTAKËL DHE BARAZIM NË VLORË/ Flamurtari e Krutanët ndajnë pikët, Ekipi i Devollit shpreson mbijetesën

Delo.autor

Leave a Comment