Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kamza-Laçi: Mbyllet pjesa e parë, vendasit superiorë ndaj kurbinasve (VIDEO)

Luhet në stadiumin e Kamzës, sfida e javës së gjashtë, midis vendasve të Kamzës dhe ekipit të Laçit. Ekipi i Klodian Duros, pas humbjes javën e kaluar ndaj Kukësit, do të kërkojë pikë ndaj kurbinasve, por në një stadium pa tifozë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Laçi vjen në këtë sfidë, ende pa provuar shijen e humbjes në kampionat, dhe ekipi i Mërgjyshit do të vazhdojë këtë ecuri në këtë fillim kampionati.

LIVE | Kamza-Laçi 0-0

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Kamza-Laçi 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

bandicam 2018-09-29 16-30-00-586

39’ Mundësi e shkëlqyer për Kamzën. Martinena merr një top nga një goditje dënimi në të majtën, por goditja e tij me kokë lë shumë për të dëshiruar, edhe nga shumë pranë zonës.

29’ Kundërsulm i shpejtë të kurbinasve me anë të Xhixhës, shërben për Jonuzin në hyrje të zonës, ku i fundit godet, por topi devijohet në këndore.

21’ Martinena godet me kokë një krosim nga e majta, por është portieri Selmani ai i cili largon rrezikun duke grushtuar.

17’ Minuta të vështira këto për Laçin, ku kurbinasit gjenden të tërhequr në gjysmëfushën e tyre, ndërsa Kamza sulmon, por pa mundur të çajë “gardhin” e bardhezinjve.

bandicam 2018-09-29 16-04-56-147

14’ Zëvendësim i detyruar i Duros. Plaku lë fushën e lojës i dëmtuar, futet Niko Zisi.

10’ Godet Xhixha nga jashtë zone, por pa shënjestrën e duhur.

3’ Altinparmakovski depërton nga e majta, kroson në zonë, por askush nuk gjendet për të rrezikuar.

1′ Nis me disa minuta vonesë takimi në Kamzë, prej faktit se delegati i ndeshjes ka vërejtur se në tribunën VIP ka më shumë persona se sa e lejon rregullorja. Kujtojmë që takimi luhet pa tifozë, pasi ekipi i Kamzës është dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

 

FORMACIONET

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Orelesi, Mehmeti, Plaku, Fukui, Martinena Trajner: Klodian Duro

bandicam 2018-09-29 15-47-40-977

Laçi: Selmani, Fangak, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski Trajner: Artan Mërgjyshi

bandicam 2018-09-29 15-48-06-052

Related posts

DUKA PROVOKON SËRISH: Bastet në Shqipëri do të MBYLLEN, aq sa NDALOHET duhani në…

Isa.Autor

Cili “mbret” do ta ketë fat? Ronaldo nxjerr në shitje super vilën e mbushur me kujtime (FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shqiptari i Lazios firmos në formë huazimi me klubin francez…

Delo.autor

Leave a Comment