Futboll Sport

LIVE/ Teuta-Kukësi: Mbyllet pjesa e parë, verilindorët në avantazh me Reginaldon (VIDEO)

Teuta dhe Kukësi luajnë një ndeshje të fortë në “Niko Dovana” të Durrësit, në ndeshjen e javës së 4-t në Kategorinë Superiore. Vendasit e Bledi Shkëmbit, vijnë pa ndryshime në mbrojtje, ndërkohë që në sulm Progni, Kamara e Kallaku mbështesin Latif.

Nga ana tjetër, Kukësi vjen me pretendim fitoren në Durrës, dhe për verilindorët debuton Çafik prapa Rexhinaldos, i cili edhe pse pësoi një dëmtim me Mozambikun, do të jetë si titullar.

LIVE | Teuta-Kukësi 0-1

Rexhinaldo 18′

39′ Përsëri Teuta në kërkim të golit. Kamara provon me një gjysëm roveshtatë, por reagon mjaft bukur portieri Frasheri.

36′ Pranë golit Teuta. Avdyli harkon një top të rrezikshmë në zonë. Ndërhyn me kokë Cuculi që largon topin në këndore.

32′ Avdyli nis bukur Kamaranë nga e majta, por krosimi i futbollistit të Teutës, devijohet në këndore.

26′ Zguro është i ndëshkuari i parë i kësaj sfide.

19′ Teuta kërkon të kundërpërgjigjet, po nuk arrin Latif të godasë siç duhet.

18′ GOOOOL Kukësi 0-1. Rexhinaldo zhbllokon rezultatin. Pas topit të ulur bukur me kokë nga Melo, sulmuesi mozambikas ka treguar vlerat brenda zonës, duke kaluar topin poshtë këmbëve të Hidit. 

13′ Teuta shfaqet rrezikshëm në sulm. Kamara harkon bukur në zonë për Latif, ndërhyn mjaft bukur Cuculi, duke larguar rrezikun.

6′ Provojnë lojtarët e Kukësit të nisin Rexhinaldon, por ndërhyn mjaft bukur Osmani.

1′ Teuta e nis në sulm, Progni provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon shumë larg kuadratit.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”.

Related posts

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Pesë skuadra në “gjumë”, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lazio, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

SUPERLIGA/ Skënderbeu pret Kamzën e “uritur”, Partizani kërkon fitoren e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment