Bundesliga Futboll Sport

Martinez: Tek BAYERN ka vend vetëm për MESSIN, sepse është më i miri në botë

Që cilësia e Bajernit të Mynihut është e lartë, kjo as që mund të vihet në diskutim. Disi më e gjerë çështja nëse aplikohet në nivel kontinental. I kësaj ideje edhe Havi Martinez. Spanjolli i interesuar për “Bild” ka deklaruar: “Cilësia e Bajernit është e pakrahasueshme me çdo ekip tjetër që militon në kampionatin gjerman. Në nivel europian ka disa klube me të cilat mund të konkurrojmë, ndaj nëse duhet afruar dikush në ekip, atëherë duhet të jetë patjetër një futbollist që të bëjë diferencën”.

Bavarezët prej gjashtë vitesh kanë vendosur në Bundesligë një diktaturë, të cilën ende nuk po mund ta rrëzojë asnjë ekip. Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe prej kohësh Bajerni lufton kundër vetvetes. Në Gjermani madje ka nga ata që ndalen duke thënë se kush ka lindur pas majit të 2012-ës, nuk ka parë asnjë ekip tjetër kampion në vend. Duke u kthyer te fjala e Martinez, në intervistën e tij sqaroi se filozofia e merkatos te bavarezët është e ndryshme nga ajo e disa superfuqive të tjera europiane. “Për krerët e Bajernit nuk është e lehtë për të marrë përforcime të shquara.

Uli Hënesi, Rumenige dhe drejtori sportiv i Salihamixhiç kanë mundësi të paguajnë çdo shumë, por vështirësia qëndron në gjetjen e emrave që mund të përforcojnë edhe më shumë një ekip ku cilësia është në nivele maksimale. Strategjia bavareze është e tillë dhe klubi as që dëshiron të marrë pjesë në gara shumëmilionëshe”.

Portieri i Bajernit, Manuel Neuer, kohët e fundit ka zbuluar se pret investime më të larta në të ardhmen për skuadrën e Mynihut. Megjithatë, Lionel Mesi nuk do të jetë në listën e të ardhurve. Është pikërisht argjentinasi i Barcelonës, ëndrra në sirtar e Martinezit, i cili ka një opinion të veçantë lidhur me këtë çështje. “Nuk është e thënë të ndërhyhet medoemos në merkato për të sjellë emra të njohur. Jemi një grup solid që vështirë se mund të përmirësohet. Siç thashë nuk është çështje investimi, por duhet një element që të na sjellë diçka më shumë nga ajo që kemi aktualisht në skuadër. Momentalisht, një futbollist i tillë është Leo Mesi. Për mua ai është më i miri, por nuk besoj se ai do të largohet nga Barcelona”.

Related posts

TRE GOLA NË DY NDESHJET E FUNDIT/ Reja nuk e grumbulloi në Kombëtare, mbrojtësi shqiptar “e përshëndet” me dopietë

Delo.autor

“ZGJIDHE ME KUJDES LOKALIN TËND”/ Presidenti i klubit italian kërcënohet me jetë (FOTO)

Delo.autor

Arbnor Fejzullahu debuton me klubin e ri, një SHQIPTAR i shënon PSV-së

Isa.Autor

Leave a Comment