Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E VERËS/ Premier League, “lokomotiva” e shpenzimeve për blerjen e futbollistëve

Shpenzimi i përgjithshëm në merkaton e futbollistëve gjatë verës që sapo lamë pas ka arritur shifër rekord 5.44 miliardë dollarë. Në këtë përfundim kanë dalë specialistët e FIFA-s, pasi analizuan të gjitha lëvizjet e klubeve të 182 anëtarëve të saj nga vende të ndryshme globit, që kanë patur mundësi të nënshkruajnë me futbollistë të rinj në periudhën qershor-shtator.

Sigurisht që peshën më të madhe të shpenzimeve e kanë 5 kampionatet më të forta në Europë (Premier League, La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1), me 77.5% të totalit të shpenzuar, ose më saktë, 4.21 miliardë dollarë.

Edhe në këtë sesion merkatoje, “lokomotiva” e shpenzimeve ishte
Premier League, me klubet angleze që kanë paguar plot 1.44 miliardë dollarë për të marrë futbollistë cilësorë gjatë verës.Ky është viti i pestë radhazi që në merkaton e verës klubet në Angli i kalojnë 1 miliard dollarë shpenzime.

Nga tetori i vitit 2010, të gjitha transferimet e futbollistëve profesionistë nga klube të federatave të ndryshme duhet të hidhen në sistemin ndërkombëtar të transfmerime të korrespondencës së FIFA-s (ITMS).

Krahasuar me verën e kaluar, shpezimet e “5 të mëdhave” janë rritur me 6.6%, kryesuar nga skuadrat italiane, që i kanë rritur shpenzimet me 74.7% dhe nga Spanja me 42.2%.

5 kampionatet kryesore në Europë vazhdojnë të kenë rol dominues në transferimet e merkatos. Të dhënat e FIFA-s tregojnë se 8401 transferime ndërkombëtare kanë ndodhur vetëm gjatë verës.

Nga këto, 59.1% janë transferime të lojtarëve pa kontratë, 15.7% ishin transferime me titull përfundimtar, 13.% ishin huazime dhe 11.4% rikthim nga huazimet. Vetëm 18.2% ishin transferime të shoqëruara me pagesën e një komisioni.

Shpenzimet totale për transferimet në vitin 2018 arrijnë deri tani në 7.11 miliardë dollarë, 11.5% më shumë se totali i shpenzimeve në merkato gjatë gjithë vitit 2017.

Vendi që shpenzon më shumë në merkato, pas “big 5”, është Arabia Saudite. Klubet e kësaj federate kanë shpenzuar në total si komisione gjatë verës 152.1 milionë dollarë, një rritje surprizuese prej 485% krahasuar me verën e vitit 2017.

Edhe klubet kineze i kanë rritur shpenzimet për blerjet e futbollsistëve gjatë 2018-ës me 105% krahasuar me vitin paraardhës.

Related posts

ATALANTA KËRKON NJË VEND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi 4 ndeshje të vështira, do të përpiqemi të…

Delo.autor

HARRON VUAJTJET E KALUARA/ Mourinho del për shëtitje dhe merr këshilla taktike nga një kalimtar (FOTO)

Delo.autor

“SITUATA E NORMALIZUAR”/ Klubi i Teutës bën thirrje për qetësi pas tërmetit: Ekipi do zbresë në fushë për…

Delo.autor

Leave a Comment