Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ MILANI gjen zëvendësuesin e Gattusos, por ka një problem

Sipas asaj që thotë ‘La Gazzetta dello Sport’, Antonio Conte është zgjedhja e parë për të zëvëndësuar Gennaro Gattuso tek Milan, por ka një pengesë, e cila është beteja e tij ligjore me Chelsea.

Ish-tekniku i Italisë ka qenë vazhdimisht i lidhur me rolin e trajnerit në “San Siro”, edhe para se Gatusso të kalonte nga skuadra e moshave te skuadra e parë, për të zënë vendin e Vincenzo Montella.

Sipas burimeve të shumta, Conte është sërish në shënjestrën e Milan-it pas tre barazimeve të njëpasnjëshme në Seria A, kundër skuadrave jo shumë të forta.

Gjithsesi, siç lajmëron ‘La Gazzetta dello Spor’t ka disa probleme për ta sjellë Conte-n sërisht në Itali, pasi beteja e tij ligjore me Chelsea-n është duke u zgjatur.

Burime pranë tij thonë se objektivi i Conte-s në këtë kohë është fitimi i kësaj beteje dhe ta bëjë Chelsea-n t’i paguajë gjobën prej 10 milionë eurosh që ndodhej në kontratën e tij.

Ai fitoi Premier League në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge”, Kupën e Anglisë në sezonin e dytë, por u zëvendësua nga Maurizio Sari kur stërvitjet para sezonale kishin filluar.

Related posts

Skënderbeu me hap kampioni/ Korçarët “likujdojnë” Kamzën me pragmatizëm (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mposht Atalantën me përmbysje falë “Përbindëshit” Ronaldo

Delo.autor

Dërgoi kundërshtarin në SPITAL/ MANAJ reagon pas kërcënimeve për VDEKJE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment