Futboll Premier League Sport

Merr fund “telenovela” HAZARD/ Belgu arrinë AKORDIN me klubin e…

I kërkuar në çdo merkato e një ndër më të dalluarit në kampionatin anglez, Eden Hazard duket se i ka dhënë fund aludimeve në lidhje me të ardhmen e tij. Ylli belg i Çelsit ka vendosur që të qëndrojë në “Stamford Bridge” duke i mbyllur derën edhe [për merkatos e ardhshme Real Madridit.

Sipas medieve britanike, është arritur akordi mes Çelsit dhe futbollistit për rinovimin e kontratës që do të bëhet gjatë javës tjetër dhe pritet që të zgjasë deri në verën e vitit 2022. Për sulmuesin që po shënon rregullisht në Premier Ligë, ka pasur një interesim konkret nga madrilenët në këtë merkatos, duke qenë se ai shihet si futbollisti i denjë për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon.

Aktualisht, kontrata e belgut skadon në vitin 2020n dhe rinovimi me 2 vite të tjera përkthehet në më shumë përfitime personale, duke qenë se parashikohet edhe rritje e pagës së belgut. Vlera e tij, sipas transfermarkt arrin deri në 110 milionë euro, por për shërbimet e tij, klubet e interesuara do të duhet të paguajnë më shumë se kaq.

Related posts

U DUK SI NJË DËMTIM HORROR/ Ja sa do të mungojë Coman për Bayer Munich (VIDEO)

Delo.autor

VETËM PEREZ E BËN KËTË/ Ja si REALI do të transferojë HAZARDIN, pa asnjë…

Isa.Autor

NJË “XHEVAHIR” NGA BRAZILI/ Talenti luan me klubin historik dhe 4 skuadra e duan në Europë

Delo.autor

Leave a Comment