Futboll Sport

MESSI nuk luan/ Fanella me numrin 10 bëhet “off limits” tek kombëtarja e Argjentinës

Një zgjedhje simbolike, që tregon qartë se sa nevojë ka Argjentina për liderin e saj. Deri në atë pikë sa mungesa e Lionel Messi-t nga ndeshjet e ardhshme të “Albiceleste”-s do të jetë me të vërtetë e dukshme, të paktën në aspektin numerik. Ndoshta nuk do të luajë me 10 lojtarë, por do të luhet pa numrin 10.

Fanella e Messi-t, në fakt, nuk do të jetë pjesë e numrave të Argjentinës, siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”. Një zgjedhje kjo që pason atë të “Pleshtit” për të mos u grumbulluar me kombëtaren. Një vendim që është marrë bashkë me trajnerin Scaloni, por që të gjithë shpresojnë të jetë e përkohshme, ashtu si detyra e marrë nga ish-laciali. Deri në atë pikë sa fanella është lënë e lirë në pritje të kthimit të Leos.

Në fakt, do të bëhej fjalë për një kthim të dytë. Pas zhgënjimit të madh për finalen e humbur në Kupën e Amerikës kundër Kilit, Messi, i cili ka gabuar edhe penalltinë, ka thënë mjaft. Shumë presion mbi të dhe shumë pak konsideratë për faktin se bardhekaltrit kanë kampionë të tjerë në ekip që nuk po e ndihmojnë përfaqësuesen të fitojë trofe. Kështu, në verën e 2016-ës gjithçka dukej e mbaruar, por kjo situatë ka zgjatur pak.

Edhe pse Argjentina nuk ia ka kaluar mirë në mungesë të tij. Dhe është dashur një fazë e jashtëzakonshme kualifikuese nga ana e pesë herë fituesit të Topit të Artë për të siguruar një biletë për në Rusi. Më pas, si gjithmonë, Botërori ka qenë një zhgënjim. Një tjetër penallti e gabuar, polemika të tjera. Shumë. Madje, tepër.

Dhe Messi ka vendosur të marrë pak kohë pushim, nuk dihet për sa. Federata do të duhet të krijojë një projekt të ri që të tërheqë “Pleshtin” dhe ta bindë të kthehet. Ndërkohë, 10 mbetet pa zot. Edhe pse duket e vështirë që dikush të marrë përsipër ta veshë atë fanellë. Nga ana tjetër, flitet gjithmonë për 10-ën… e 10-ës. Dhe derisa Messi nuk do ta veshë përsëri, rrezikon të marrë shumë pluhur.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Pas golit në Europa League, shqiptari i AEK-ut ka ëndrrën e madhe për Kombëtaren

Q.Autor

Lampard e nis nga Derbi. Ish-mesfushori i Anglisë fillon karrierën si trajner

Sadik.Autor

Leave a Comment