Champions League Futboll I pakategorizuar Sport

Mirë se erdhe djalosh/ Nagelsmann shkruan historinë në Champions me REKORDIN e ri

Julian Nagelsmann, i lindur 23 korrikun e 1987-ës, do të debutojë në pak më shumë se një orë në Champions League në moshën 31 vjeç e 58 ditë. Trajneri i Hoffenheim, që do ta nisë aventurën europiane në fushën e Shakhtar Donetsk, do të bëhet trajneri më i ri që merr pjesë në fazën me grupe të Champions League. 31-vjeçari do të ulët në një tavolinë me më të vjetrit. Disa prej të cilëve janë yjet e këtij kompeticioni.

Nëse duam të krijojmë një formacion me lojtarë më të vjetër se Nagelsmann, në portë do të duhej të zgjidhnim mes Neuer (datëlindja 1986), Casillas (1981) dhe Buffon (1978). Në mbrojtje janë Dani Alves (1983), Sergio Ramos (1986), Chiellini (1984), Filipe Luis (1985), Godin (1986). Në mesfushë kemi De Rossi (1983), Modric (1985) ose David Silva (1986). Më pas vijnë Milner (1985) ose Fernandinho (1985).

Në sulm është Cristiano Ronaldo (1985), Come Luis Suarez (1985), Dzeko (1986) dhe dy dhelprat e Bayern, Ribery (1983) dhe Robben (1984). Nëse më pas shikojmë edhe muajt, në këtë ekip mund të përfshijmë edhe Leo Messi-n, i lindur në 1987, por një muaj para trajnerit të Hoffenheim.

Nagelsmann do të duhet të përmirësojë menjëherë disa rekorde. Sigurisht, nuk do të jetë aspak e lehtë për Hoffenheim t fitojë Champions-in, por trajneri, që vitin e ardhshëm do të drejtojë Leipzig-un, ka kohë të mjaftueshme në dispozicion. Rekordi për trajnerin më të ri që ka fituar Champions-in e mban Pep Guardiola, që e ka fituar në moshën 38 vjeç me Barcelona-n.

Nëse më pas shihet ish-Kupa e Kampionëve, ky rekord mbahet nga Jose Villalonga Llorente, trajneri i Real-it triumfues në sezonin 1955/56, në moshën 36 vjeç. Ndërkohë, Nagelsmann do të ketë dy vite kohë për të thyer rekordin absolut të trajnerit më të ri që ka fituar një nga kompeticionet europiane. Rekord që mbahet nga Villas Boas, i cili e ka fituar Europa League me Porto-n në moshën 33 vjeç.

Related posts

FUTBOLLISTI I PREFERUAR TE REALI/ Solari zbulon çfarë i tha Vinicus-it para ndeshjes

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ L’Ékipe publikon videon zyrtare të “Topit të Artë”, zbulon fituesin…(VIDEO)

Isa.Autor

“ËSHTË INTERESUAR EDHE…”/ Super-talenti 12-vjeçar që po çmend gjithë botën e futbollit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment