Futboll Seria A Sport

MUNDI NAPOLIN/ Ëndërroja të bëhesha KAPITEN, por i bëra SUPERGOL mbrëmë

Autori i golit të tretë të Sampdoria-s në fitoren e parë të saj ndaj Napolit ka qenë pikërisht ai që ka ëndërruar për të qënë pjesë e kësaj skuadre që në fëmijëri. Quagliarella ka vulosur humbjen ndaj napoletanëve në shtëpinë e tyre në minutë të 75-të.

Në një intervistë të dhënë, sulmuesi 34 vjeçar ka folur për dhimbjen që i ka shkaktuar largimi nga Napoli si edhe për arsyet e braktisjes së ekipit të fëmijërisë.

Gjatë kohës së tij në Italinë jugore, pati vështirësi jashtë fushës së blertë që e detyruan t’i jepte fund ëndrrës së fëmijërisë. Megjithatë, arsyet e largimin e tij nuk u bën të ditura deri vonë.

“Si fëmijë, shkova në San Paolo me babain tim, pashë për orë të tëra videokasetat e Diego Maradonës. Ajo fanellë ishte gjithçka.”-ka thënë ai për Corriere della Sera.

“Napolitanët më mirëpritën si mbret, do vazhdoj të dëgjoj këngët e tyre me nipërit dhe mbesat e mia. Kam ëndërruar të qëndroja aty gjithmonë, të bëhesha kapiten, të fitoja. A mund të shkoj unë edhe tani te Napoli? Jam i lumtur në Sampdoria, ata më kanë bërë kapiten dhe tifozët janë të jashtëzakonshëm, madje e kanë mirëkuptuar atë çfarë unë kam deklaruar për Napolin. Pastaj kur je 34 vjeç është pak e vështirë.”

Ai ka përshkruar situatën që e detyrojë të largohej:

“”Filloi në 2008, kur disa portale fallco filluan të shkruanin se unë dilja me vajza nën moshë dhe se konsumoja drogë. Mendova se ishte shaka, por jo për mua dhe familjen, u kthye në mankth.

Raffaele Piçolo ishte një oficer policie që mu prezantua si shok, por më pas u bëra viktima e tij. Ai më ndihmoi të zgjidhja problemin pasi po më kontrollohej telefoni dhe më tha të mos e diskutoja me asnjë njeri pastaj pretendoi se më mori shenjat e gishtave në një letër. “

“Por Napoli më kërkojë të shkoja në hotel. Se kuptova pse, isha mirë në shtëpinë time me familjen, nuk kisha probleme në fushë.

” Më vonë kuptova se letra kishte shkuar edhe në klub, të cilët vendosën të ndërhynin. Unë nuk i fajësoj ata, në këtë histori fajtori i vetëm është “miku” im policë”.

Related posts

EPISODI CANDREVA/ I tërhoqi veshin Tonalit, ish-futbollisti i Inter “falet” nga prova televizive

Delo.autor

Duel Dortmund-Liverpool për talentin portugez që po ecën në “gjurmët” e Ronaldos

Sadik.Autor

KAMPION I BOTËS NË 2006/ Cannavaro realizon arritjen e madhe për Krishtlindje, Luca Toni “e akuzon”

Delo.autor

Leave a Comment