Futboll Sport

Ndeshja me Shqipërinë/ Trajneri i Izraelit PESIMIST: Do provojmë shanset tona

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Izraelit Andi Herzog ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai ka thënë se skuadra është përgatitur shumë mirë në këto dite dhe se pret që të marrin një rezultat pozitiv.

Më tej tekniku izraelit u shpreh se skuadra e tij ka ardhur në Shqipëri për të marrë një rezultat pozitiv dhe të provojnë të gjitha shanset.

“Normalisht që jam i emocionuar dhe mezi pres të fillojë ndeshja. Jam i lumtur që do të luajmë nesër. Mendoj se skuadra është gati dhe pres që nesër të shkojë çdo gjë mirë. Ne do të kemi sukses kur të mësojmë të luajmë bashkë të gjithë. Ne gjithmonë kemi pasur kualitet për t’i fituar ndeshjet, por duhet të zbatojmë siç duhet detyrat tona.”

“Liga e Kombeve është një mundësi shumë e madhe për të dyja kombëtaret. Shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që Shqipëria ka disa lojtarë të rinj dhe do të shikojmë se si do të shkojë.”

“Të dyja skuadrat janë të forta edhe pse të ndryshme nga njëra tjetra, pasi ne e dim që Shqipëria është e fortë. Herën e parë ne fituam këtu, por ju fituat atje. Ne do të kemi shanset tona për të fituar. Por edhe Skocia nga ana tjetër është një ekip shumë i fortë që do i hap punë të gjithëve. Por unë preferoj të flas për Skocinë pas ndeshjes me Shqipërinë.”

Në fund Herzog ka thënë një fjalë edhe për lojtarin më të mirë të skuadrës, Zahavi, për të cilin tha se është një vlerë e shtuar për Izraelin.

“Duhet të prisja që federata të më lejonte ta thërrisja Zahavin. Unë doja lojtarët më të mirë në skuadër dhe tashmë ai është rikthyer dhe mund të na bëjë punë.”

Related posts

“EKZISTON MUNDËSIA QË TË…”/ Mbrojtësi Magurie përgatitet për buzëqeshjen e hakmarrjes: Kjo është bota ku jetojmë

Delo.autor

E TMERRSHME/ Detajet: Futbollisti brazilian U THER me THIKË KASAPËSH tek organet…

Isa.Autor

KATAR 2022/ Bllokohen prenotimet dhe vendoset çmimi për hotelet. Ja sa do paguajnë tifozët për një natë…

Delo.autor

Leave a Comment