Futboll Seria A Sport

NUK KA SHËNUAR ENDE/ RONALDO thyen një tjetër REKORD POZITIV në ITALI

Tifozët juventinë presin që ndeshjen e nesërme ndaj Sasuolos të shënojë idhulli i tyre i ri, Kristiano Ronaldo. Në 3 javët e para të kampionatit portugezi nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

“Tuttosport” ka bërë të ditur se në Torino janë afeksionuar aq shumë me Ronaldon, sa brenda 60 ditëtëve dyqanet zyrtare dhe ato online kanë shitur fanella sa të gjithë vitin e kaluar së bashku. Ky është një rekord absolut.

Madje prodhuesit nuk po përballojnë dot kërkesën e madhe që ka për të patur mbi shpinë ngjyrat bardhezi, por numri që kryeson është padyshim 7-ta. Përveç Italisë, vendi që ka habitur më shumë me shitjen e fanellave të portugezit është Austria.

Related posts

ATLETIKË/ Legjenda Kipchoge, në New York mbyll ciklin

F.autor

GOL ME GODITJE DËNIMI/ Benzema thyen mallkimin 14-vjeçar

F.autor

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, sulmuesi Ngoo rikthehet tek Tirana. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment