Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Kolaj spektakël ndaj Romës, talenti i shpresave shënon një dygolësh (VIDEO)

Aristidi Kolaj është një 19-vjeçar, një futbollist i lindur në Itali por që ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e kombit të tij, Shqipërisë. I grumbulluar për herë të parë nga Alban Bushi për sfidën miqësore kundër Bosnje Hercegovinës, Kolaj i ka bërë një start të jashtëzakonshëm sezonit me të rinjtë e Sasuolës. Sulmuesi i krahut të djathtë ishte protagonisti absolut i një përmbysje të “çmendur” që Sausuolo bëri kundër Romës.

Pas 27 minutash, Roma shënoi tre gola duke krijuar iluzionin e një goleade por ishte pikërisht Kolaj ai i cili i dha shpresë dhe rrezikshmëri Sausolës që fillimisht ngushtoi diferencat në minutën e 38-të falë një asisist perfekt pikërisht nga Kolaj. Tre minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Kolaj shënoi një gol shumë të bukur duke rikthyer Sasuolon në lojë.

Edhe me fillimin e pjesës së dytë, çdo aksion i rrezikshëm i Sasuolos kalonte nga këmbët e tij. Në minutën e 61-të Kolaj shërbehet pastër në zonë duke dërguar topin në rrjetë, për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i dytë personal. Është admiruese të shohësh se sa bukur luan me topin ky futbollit pasi çdo top që prek kthehet ne asisit me Sasuolen që shënoi dhe dy herë të tjera duke marrë një fitore të madhe kundër Romës:

“Është nga më të gjallët në radhët e të tijve. I jep jetë pjesës më të madhe të aksioneve sulmuese. Në momentet më të vështira sakrifikohet edhe në mbrojtje. Shënon një gol të bukur nga jashtë zonë dhe rihap përfundimisht ndeshjen duke barazuar rezultatin në 3-3, nota 7,5 për Kolaj” , ky ishte vlerësimi i mediave italiane për sulmuesin shqiptar.

Related posts

Roma-Barça, spanjollët kanë një problem në transfertë

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Rabiot vendos më në fund. Ja ku do të luajë francezi

Isa.Autor

Kapiteni i Anglisë më i mirë në 28 vjet, 6 gjëra që nuk i dini për Harry Keane

Isa.Autor

Leave a Comment