Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ RONALDO mund të ishte lojtari i…në 2003, ja kush e prishi AKORDIN

Kristiano Ronaldo ka qenë një talent i padiktueshëm dhe të mendosh që përpara Juves dhe Mançester Junajtid që më pas e bleu, portugezi mund të kishte përfunduar te Parma. Në verën e vitit 2003, trajneri i asaj kohe tek emilianët, Çezare Prandeli, e kishte parë lojtarin në aksion dhe menjëherë i ishte lutur Stefanos, djalit të presidentit Kalisto Tanzi: “Ky Kristiano duhet blerë me çdo kusht. Është fantastik”.

Dhe Stefano ishte hedhur menjëherë në aksion duke ofruar shifrën e majme Sportingut: 12.5 milionë euro, gjysmën e parave që kishin përfituar nga shitja e Adrian Mutusë te Çelsi. Por kur Arrigo Saki, në atë periudhë drejtor teknik te Parma, mori vesh lajmin, “grisi” akordin me portugezët dhe CR7 përfundoi te Junajtid.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United mposht Fulham dhe ngjiten në vendin e katërt në Premier

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment