Futboll Premier League Sport

REALI “FËRKON DUART”/ HAZARD tremb sërish Chelsea: Nuk e di nëse do të rinovoj

Edhe pse ka qenë protagonist me Chelsea në javët e fundit, ku duket se ka rigjetur qetësinë e munguar, sulmuesi belg Eden Hazard ka trembur fansat e skuadrës londineze. Pas barazimit 1-1 që Chelsea arriti ndaj Liverpool, ku belgu realizoi golin e avantazhit të përkohshëm, tha: “Kam ende dy vite kontratë me Chelsea dhe do t’i respektoj. Nuk e di nëse do të rinovoj, ndoshta po, ndoshta jo. Të qëndroj këtu përgjithnjë është një zgjedhje e thjeshtë, por sido që të ndodhë do të jem i lumtur”, tha Hazard.

Sulmuesi 26-vjeçar pranon edhe një herë se pas Botërorit “Rusi 2018” ishte i pasigurtë për të ardhmen e tij dhe se nuk kishte një ide se çfarë do të bënte. “Pas Botërorit doja të largohesha, nuk e mohoj. Por më pas bisedova me trajnerin (Maurizio Sarri), por edhe me klubin dhe vendosa të qëndroj. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur, pasi rezultatet duken. Por e ardhmja do të jetë gjithnjë një enigmë për të gjithë”, u shpreh më tej sulmuesi Eden Hazard.

Related posts

FAMILJA NË RADHË TË PARË PËR CR7/ “Përbindëshi” Ronaldo argëtohet me katër fëmijët e tij (FOTO)

Delo.autor

PARALAJMËRON/ Presidenti i UEFA-s: Europa dhe Amerika e Jugut përgatiten të bojkotojnë Botërorin nëse…

Delo.autor

Çfarë drame, Napoli mund Chievon duke e përmbysur rezultatin në fund të ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment