Futboll Sport

Sfida e pabesueshme/ 26-vjeçari shikon 365 ndeshje futbolli në 365 ditë të vitit

Quhet Tomasz Mortimer, është 26-vjeç, nga Nottingham. Ky djalosh në foto sapo ka mbaruar së pari një ndeshje futbolli çdo ditë, për një vit. Pra, ka parë 365 ndeshje futbolli në 365 ditë të vitit. Në teori është ëndërr e çdo tifozi të futbollit për të parë ndeshjet e mrekullueshme, gjatë gjithë vitit, por në praktikë është thuajse e pamundur.

Tomasz Mortimer i vendosi vetes një detyrë të madhe, që tashmë mund të përkthehet në rekord, për të parë të paktën gjysmën e një ndeshje futbolli çdo ditë, për një vit, nga shtatori 2017. Dhe ai sapo doli në anën tjetër të “bregut”. Ndeshja e 365-të e parë prej tij ishte e çuditshme; fitorja 3-0 e Sllovakisë ndaj një kombëtareje të improvizuar të Danimarkës, e cila ishte pa lojtarët e vet profesionistë të ekipit të parë, pas një mosmarrëveshjeje kontratuale me federatën e tyre.

Po si i lindi kjo ide e çmendur Tomasz? “Ishte pushim ndërkombëtar dhe nuk kishte pothuajse asnjë ndeshje futbolli. Sidoqoftë, po luhej një lojë në Hungari, – tha Tomasz për mediat. – Kështu që unë shkruajta në mënyrë sarkastike diçka në rrjetet sociale, si: Ej, të paktën sot kemi futbollin hungarez. Menjëherë, shoku im m’u përgjigj duke thënë: A mendoni se do të jetë e mundur të shikoni një ndeshje çdo ditë, për një vit? Dhe unë nuk hezitova duke iu përgjigjur aty për aty: Po, nuk e kuptoj pse jo. Unë mund ta provoj këtë”.

Si dikush që ndiqte shumë futboll që në fëmijëri, pastaj në shkollë, kolegj dhe universitet, kjo ishte diçka e një udhëtimi nostalgjie për Tomasz, kështu që u angazhua për sfidën në “Twitter” dhe shkoi për të. Përkundër premtimit për të parë të paktën gjysmën e një ndeshjeje futbolli çdo ditë, Tomasz tha se nuk mendon se humbi më shumë se 20 minuta nga çdo lojë e vetme. Ndërkohë, ndeshjet që ai pa ishin nga e gjithë bota, me Premier League, që zuri më shumë vend në këtë rekord të veçantë të një tifozi futbolli.

“Pjesa më e vështirë ka qenë kur punoja, kështu që kanë qenë disa ditë, që nuk shkoja në shtëpi deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Dhe kështu shikoja ndonjë ndeshje të Amerikës Jugore deri në ora 02:00 të mëngjesit, pastaj duhej të zgjohesha herët në mëngjes për të shkuar në punë.

Kam humbur shumë takime me persona që i njoh për shkak të ndeshjeve të futbollit. Ndeshja më e mirë ka qenë ajo mes Al Ain dhe Al Wahda, e cila përfundoi me rezultatin 6-2, ndërsa ajo më e padurueshmja ka qenë mes Royal Antwerp dhe Standard Liege, që përfundoi e barabartë pa gola.

Shumica e njerëzve që i kam njohur mendonin se jam i çmendur ose idiot, dhe që duket se kanë të drejtë. A do ta bëja këtë gjë përsëri? Nëse do të fitoja lotari, po, por më ndryshe se herën e parë, sepse do të shkoja nëpër stadiume dhe do të ishte shumë mirë kjo. Por ta bëj përsëri kështu, asnjëherë, kurrë,” – u shpreh 6-vjeçari mbi përjetimet e kaluara në përmbushjen e kësaj superfide njerëzore.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Genoa-Milan. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Suarez: Tani duket sikur fitorja e titullit nuk vlen asgjë

Sadik.Autor

Partizani në finalet e play off-it, fiton sërish derbin me Tiranën

Sadik.Autor

Leave a Comment