Futboll Seria A Sport

SHIFRA TRONDITËSE/ INTERI e mbyll sezonin me bilanc negativ, miliona euro humbje

Me përjashtim të ndonjë surprize në minutat e fundit, Interi pritet që ditën e sotme të diskutoje bilancin gjatë mbledhjes së Këshillit të Administrimit. Bilanci për sezonin e kaluar, duket se do të mbyllet me humbje që parashikohet të arrijë shifrën 18 milionë euro. Një përmisim me vitin e kaluar, ku humbjet kapnin shifrën 24 milionë.

Humbje që mbetet brenda parametrave te Fair Play Financiar dhe llogaritë duket se janë në rregull. Interi duket se nuk ka probleme ekonomike. Ashtu siç raporton La Gazzetta dello Sport: “Këshilli i Administrimit i zgjedhur nga “Suning” do të ketë përpara një bilanc qe po rritet dita ditës, ku të dhënat janë në rritje. Nuk jemi ende tek faza e autofinancimit por objektivi ekonomik vazhdon të jetë i njëjtë dhe pas investimeve te mëdha të viteve të para te drejtimit kinez, rruga qe do te ndiqet duket se do te jetë kjo. Të ardhurat pritet që të kalojnë shifrën e 300 milionë eurove falë rritjes së sponsorizimeve dhe markës në tregun botëror. Ndërsa përsa i përket bilancit të këtij sezoni që po luhet, pritet të shihet efekti Champions League, por për këtë duhet të presim një vit.”

Nëse nuk do të ketë shtyrje sot, brenda muajit do të mblidhet asambleja e ortakeve ku do të vendoset e ardhmja e këshilltareve të cilëve i skadon mandati, si për shembull edhe Erick Thohir të cilit i skadon mandati i Presidentit.“Këshilli i Administrimit pritet të rinovohet totalisht nëse do të mbahet struktura aktuale e klubit me maxhorancë kineze (që përfaqësohet nga pesë anëtarë) dhe minoranca indoneziane. 30% i aksioneve te Thohir që në ketë moment është shumë afër Oxford United, skuadër në kategorinë e tretë angleze, do të kaloje herët ose vonë në duart e Suning.”

Related posts

PRAPASKENAT E BUJSHME TË MERKATOS SË PARTIZANIT/ “Demat e Kuq” në bisedime me 3 emra “big”

Delo.autor

A do të tërhiqet nëse fiton Botërorin? Ronaldo e ka ndarë mendjen

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK MANCHESTER UNITED/ Flet mbrojtësi Maguire: I ngazëllyer për vizionin dhe planet që…

Delo.autor

Leave a Comment