Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Ylli i Premier: Ajo që bëri Man City më shkatërroi, por karriera ime…

Gjatë Kupës së Botës anglezët e kanë përkufizuar si Beckham-in e ri. Ndoshta për shkak të flokëve, që kujtojnë disi ato të “Spice Boy” në periudhën kur ai vendosi t’i priste. Ose për shkak të goditjeve të tij të dënimit, që kanë udhëhequr “Tre Luanët” një hap larg finales.

Sido që të jetë, ai përkufizim i shkon për shtat Kieran Trippier-it, sepse ka diçka të përbashkët, edhe pse ylli i Tottenham luan disa metra mbrapa në krahasim me ish-yllin e United. Rrugët e ndjekura kanë qenë të kundërta, me Beckham që ka shkuar në Londra në Manchester, ndërsa Trippier ka shkuar nga veriu në jug. Dhe shpërthimi i 28-vjeçarit ka qenë i vonuar… për faj të City-it.

Trippier ka folur për “Daily Mail” dhe ka shpjeguar se në futboll asgjë nuk është e sigurt dhe se çdo moment është i çmuar. Një filozofi e mësuar duke parë vëllanë e tij të madh, i cili u detyruar të hiqte dorë nga futbolli për shkak të një dëmtimi të rëndë. Dhe e vënë në praktikë në momentin më të vështirë të karrierës së tij.

Vlerësimet te Manchester City kanë qenë shumë pozitive, por klubi nuk ka patur besim tek ai. Në krahun e djathtë të mbrojtjes është marrë Zabaleta dhe Trippier ka dalë jashtë ekipit të parë. Dhe, siç ndodh shpesh, lojtari është lënë i lirë të largohet pak para se të mbushte 20 vjeç dhe pasi kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij me fanellën e “Qytetarëve”.

“Isha i shkatërruar, mendoja se do të më ishte dhënë një mundësi, por… Gjithsesi, gjithçka ndodh për një arsye dhe kalimi te Burnley ka qenë zgjedhja më e mirë e jetës sime. Kam luajtur gjithmonë dhe jam pjekur shumë si futbollist. Më është dashur të bëj një hap mbrapa për të ecur përpara. Gjithçka ka filluar me lamtumirën e nga City”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO debuton me GOL me fanellën e JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

KAOS TEK KLUBI I NJOHUR EUROPIAN/ Tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët (VIDEO)

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Dinamo fiton ndaj Besëlidhjes, Bylisi bën detyrën, Egnatia surprizon Elbasanin

Isa.Autor

Leave a Comment