Futboll Ndeshjet Live Sport

LIGA E KOMBEVE/ SHQIPËRIA i falet Xhakës, Strakosha bën heroi kundër Izraelit

Po luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.

Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.

Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.

LIVE| SHQIPËRI-IZRAEL 1-0

Xhaka 55′

KOMENTI LIVE 

62 E pafalshme çfarë ka humbur Hysaj. Një kundërsulm i bukur për Shqipërinë, por nuk finalizohet siç duhet nga Hysaj, i cili nuk godet siç duhet në hyrje të zonës.

61′ Provojnë të rrezikojnë edhe izraelitët me Hemed, por topi devijohet në këndore.

56′ Moment i shkëlqyer për kuqezinjtë, Hyka hedh një kros për Balajn, ky i fundit, godet bukur me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën.

55′ GOOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0. Taulant Xhaka shënon një super gol me një goditje të bukur nga distanca. 

50′ Memushaj liron të djathtën dhe provon me një goditje të bukur, topi devijohet në këndore.

47′ Zëvendësim edhe te Izraeli, largohet Zahavi, vendin e tij e zë Hemed.

47′ Balaj merr në top të gjatë në zonë dhe kërkon të rrezikojë menjëherë, por largojnë mbrojtësit izraelitë.

46′ Starton pjesa e dytë. Balaj në vend të Gurit.

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Moment mjaft i mirë për Shqipërinë, bllokohet në momentin e fundit Memushaj. Topi dërgohet në goditje këndi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Momenti më i vështirë në portën e Shqipërisë.Gjimshiti kthen një top të gabuar te Strakosha, përfiton sulmuesi i Izraelit, por, me portë të boshatisur, nuk përfiton, duke u vonuar. Ndërhyn më pas Strakosha, duke shpëtuar një gol të sigurt.

38′ Një tjetër aksion i mirë për kuqezinjtë, Memushaj merr një top të bukur në zonë, rrotullohet dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri izraelit.

30′ Strakosha bën heroin, pas një gabimi fatal të mbrojtësave kuqezi. Portieri ndal futbollistin Kajal nga një distancë shume e afërt. Pritje vendimtare.

29′ Rrezikshëm Shqipëria me Memushajn, mesfushori provon me një goditje “alla Del Piero”, por fluturon portieri izraelit, duke dërguar topin në këndore.

28′ Goditje dënimi për Shqipërinë, Gavazaj kroson në zonë, por largojnë mbrojtësit izraelitë në këndore.

25′ Habashi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gavazajt.

24′ Aksion model i Shqipërisë, Xhaka hedh një kros në zonë për Gurin, sulmuesi gjuan bukur, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

23′ Miqtë nga Izraeli provojnë të rrezikojnë, por në lartësinë e duhur mbrojtësit shqiptarë.

20′ Goditje dënimi për Shqipërinë, Memushaj harkon në zonë, Hyka provon me kokë, por topi shkon shumë larg kuadratit.

17′ Hyka driblon bukur nga e majta dhe jep një top në zonë për Gavazajn, por mesfushori nuk arrin ta kontrollojë siç duhet topi.

15′ Sërish Shqipëria rrezikshëm me Gurin. Sulmuesi shkodran kërcen me kokë pas harkimit të Binakut nga e majta, por gjyqtari akordon faull në sulm.

14′ Gavazaj harkon një top nga e djathta për Gurin, i cili provon të devijojë me kokë, por jashtë kuadratit.

10′ Gabimi i Bashës në mesfushë, futbollistët e Izraelit dalin rrezikshëm nga e majta dhe hedhin një top në zonë, shpëton për mrekulli porta e Strakoshës.

9′ Basha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

7′ Guri i vetëm me portierin kundërshtar nuk shënon duke humbur një mundësi të artë.

5′ Izraeli shumk parnë golit me Zahavin.

1′ Ka startuar takimi në “Elbasan Arena”.

Related posts

Messi: Këta të tre mund të më sfidojnë mua dhe Ronaldo-n

Q.Autor

Champions League, Zidane i la për shtatë minuta vetëm lojtarët pas pjesës së parë në finale kundër Juves

Q.Autor

PAS VENDIMIT TË “DISIPLINËS”/ Ekipi mes katër rrugëve, ja si e pritën futbollistët e Kamzës

Delo.autor

Leave a Comment