Futboll Seria A Sport

SPALLETTI BEFASON ME ZGJEDHJET E TIJ/ INTERI dorëzon SOT listën e lojtarëve në…

Ka filluar aventura e Interit në Champions League. Shorti e ka vendosur në një grup të hekurt me Barcelonën, Tottenham dhe PSV Eindhoven: “Kërkuam biçikletën dhe tani duhet të pedalojmë”, ishin fjalët e Spalletti-t. Zikaltërit janë të detyruar të rishikojnë listën e lojtarëve me të cilët do paraqiten në Champions League. Fair Play Financiar” i kërkon Interit një maksimum prej 22 lojtarësh, me një bilanc ekonomik ndërmjet blerjeve dhe shitjeve krahasuar me listën evropiane të dy viteve më parë.

Zikaltërit duhet të sakrifikojnë tre lojtarë: Dalbert, Joao Mario dhe Gagliardini, i cili humbi balotazhin me Vecino-n. Të tre lojtarët e përjashtuar nga lista e UEFA janë paguar 90 milion euro. Në rrjetet sociale tifozët kanë protestuar, duke kërkuar largimin e Borja Valero (i cila është paguar sa një e pesta e Gagliardinit) ose Candreva (që shënoi të shtunën ndaj Bolonjës), por ka qenë pjesë e listës në Europa League 2016/2017.

Në krahasim me listën e Europa League (përveç Kondogbia, Jovetic dhe Gabigol – autor i një tripletë – të cilët janë përjashtuar më herët), Inter ka shitur 12 lojtarë për shifrën 43 milionë: Carrizo (0), Andreolli (0), Ansaldi (2 milion për huazimin), Murillo (13 milionë), Nagatomo (3.5 milionë), Santon (9.5 milionë), Banega (7 milionë), Medel (2.5 milionë) Felipe Melo (0), Eder (5.5 milion), Palacio (0) dhe Biabiany (0).

Ndërkohë ka blerë 8 lojtarë për 127 milionë: Skriniar (27 milionë), Vrsaljko (6.5 milionë për huazimin), Borja Valero (5.5 milionë), Nainggolan (38 milionë), Vecino (24 milionë) Keita (5 milion për huazimin), Lautaro Martinez (16 milionë), Politano (5 milionë për huazimin).

Lista:

Portierët: Handanovic, Padelli, Di Gennaro (ose Berni).

Mbrojtësit: Asamoah, D’Ambrosio, De Vrij, Miranda, Ranocchia, Skriniar, Vrsaljko.

Mesfushorët: Brozovic, Borja Valero, Nainggolan, Vecino.

Sulmuesit: Candreva, Icardi, Keita, Lautaro Martinez, Perisic, Politano.

Interi ka afat deri në mesnatë për të dërguar në UEFA listën e shkurtër dhe përfundimtare të Champions-it.

Related posts

Milan gëzon tifozët, me përforcimin e ri

Sadik.Autor

KUSH DO TË JENË DY GJYSMËFINALISTËT E RADHËS NË CHAMPIONS? Ja dy super ndeshjet që priten SPEKTAKËL

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-ylli Owen: Mund të kisha shkuar tek Inter. Kisha nisur edhe…

Delo.autor

Leave a Comment