Futboll La Liga Sport

SUPERSFIDA/ Takimin Atl Bilbao – Real Madrid e FITON BARCELONA (VIDEO)

Real Madrid i Julen Lopetegui është ndalur për herë të parë në këtë sezon të kampionatit spanjoll. “Los Blancos”, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Athletic Bilbao-s dhe tani kanë shkuar dy pikë larg Barcelona-s kryesuese.

Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes ka ardhur në minutën ne 23-të, me portierin e Real Madrid, Thibaut Courtois, që ka marrë duartrokitjet e publikut vendas pas pritjes së mrekullueshme që bëri ndaj gjuajtjes së Iker Muniain.

Kundërpërgjigjja e madrilenëve ka ardhur në të 30-ën me Asensio, goditja e të cilit është ndalur nga portieri i bardhekuqve, Simon. Sfida Muniain-Courtois është përsëritur në minutën e 32-të, por këtë herë ka qenë lojtari i Bilbao-s që ka fituar, duke kaluar në avantazh vendasit.

Katër minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i Bilbao-s, por që është anuluar për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë është mbyllur me një goditje të rrezikshme të Luka Modric nga jashtë zone, me Simon që ka bërë një tjetër pritje shpëtimtare.

Portieri i vendasve, gjithsesi, ka qenë i detyruar të dorëzohet në pjesën e dytë pas goditjes me kokë të Isco-s, i cili ka kthyer barazinë në takim.
Të dy ekipet kanë luajtur hapur dhe janë vënë në kërkim të golit të fitores, që nuk ka ardhur dhe ndeshja është mbyllur në barazim.

 

Related posts

Ronaldo: Duke shkuar në PSG, Neymari bëri një hap prapa në karrierë

Q.Autor

TRONDITET MILANI/ Gattuso me probleme formacioni, dy lojtarë në DYSHIM para derbit

Isa.Autor

VAZHDON “TELENOVELA” DE LIGT/ Klubi holandez refuzon ofertën e Juventus, futet në garë klubi…

Delo.autor

Leave a Comment