Futboll Sport

TË PANDALSHËM/ PSG fiton 3-1: Shkruan historinë me përmbysje

Paris Saint-Germain i Thomas Tuchel ka hyrë në historinë e klubit duke fituar për herë të parë tri transfertat e para të kampionatit francez. Kampionët në fuqi të Francës e kanë realizuar këtë arritje në ndeshjen e fituar në fushën e Rennes, e mundur me rezultatin 1-3.

Dhe të mendosh se ndeshja nuk ka filluar aspak mirë për miqtë, të cilët e kanë parë vete në disavantazh në minutën e 11-të të takimit pas një autogoli të Rabiot.

Avantazhi i vendasve ka zgjatur deri në minutën e 45-të të pjesës së parë, me Di Maria që ka kthyer ekuilbrat me një gol të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë.

Përmbysja është kompletuar në minutën e 61-të, teksa autori i golit ka qenë mbrojtësi Meunier, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur pasimin e zgjuar të marrë nga Neymar. Shtatë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i tretë i “Les Parisiens”, që kanë shënuar me Choupo-Moting, pesë minuta pas futjes në fushën e lojës.

PSG kryeson Ligue 1 me 18 pikë pas gjashtë fitoreve të marra në gjashtë javët e para të kampionatit, pesë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Lille. Rennes, nga ana tjetër, ka zbritur në vendin e 13-të të renditjes, tri larg zonës së rënies nga kategoria.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Messi del nga vetja, shkëmben puthje të zjarrta me… (VIDEO)

Delo.autor

Fotoja e dhomës së zhveshjeve të Japonisë që po bën xhiron e botës (FOTO)

Isa.Autor

Në Lituani blejnë me “Wikipedia”, por informacioni ishte fals

Q.Autor

Leave a Comment