Futboll Premier League Sport

TËRBOHET MOURINHO/ Man United do të bëjë një çmenduri për mbrojtësit të majtë

Manchester United nuk ka arritur të gjejë një mbrojtës të majtë që të kënaqë stadiumin “Old Trafford”, që pas largimit të Patrice Evra. “France Football” ka shkruar sot se “djajtë” kanë nisur të punojnë për blerjen e “yllit” të Atletico Madrid, Lucas Hernandez, i cili e ka klauzolën e prishjes së kontratës 80 milionë euro.

Nëse kjo marrëveshje do të dështojë, atëherë alternativa është Jordi Alba i Barcelonës. 29-vjeçari ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën te Barcelona, por nëse kjo e fundit nuk është dakord, atëherë mëngjarashi do të mendojë të ardhmen larg “Nou Camp”.

Sipas “Don Balon”, Jose Mourinho i ka dhënë klubit “ok” të investojë për të marrë Alba. Ai ka një kontratë deri në vitin 2020 me katalanasit dhe për 150 milionë euro mund ta prishë atë. Pra, Alba kushton dyfishin e Lucas Hernandez.

Related posts

PEP PËRPLASET ME XAVI-N/ Shkak bëhet Cancelo, portugezi mbetet me “valixhe në duar”

F.autor

TRAJNERËT ME SYTË NGA SULMI/ Bomberët Rashford dhe Leva kanë shënuar nga 24 gola këtë sezon

F.autor

PAS NJË ASISTI MAGJIK TË ALLI/ Harry Kane realizon golin numër 200 për klubin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment