Futboll Sport

TEVEZ tërbon MESSIN/ RONALDO është më i miri, “PLESHTI” nuk e kam parë kurrë në…

Prej më shumë se 10 vitesh kanë fituar të gjitha çmimet e rëndësishme individuale dhe i ndajnë tifozët e gjithmonë botës në një pyetje të madhe: cili është më i miri: Leo Messi apo Cristiano Ronaldo?

Ai që përpiqet t’i jap një përgjigje kësaj pyetje, edhe pse duket e pamundur, është një tjetër futbollist i talentuar, Carlos Tevez, që gjatë karrierës së tij ka pasur fatin t’i ketë të dy shokë ekipi.

Argjentinasi 34-vjeçar, që aktualisht luan me Boca Juniors, tha: “Nuk e kam parë kurrë Leo Messi-n të stërvitjet në palestër, ashtu si nuk e kam parë kurrë të qëndrojë pas stërvitjes për të bërë një punë ekstra, si ndodh ndonjëherë me të gjithë futbollistët. Ai është stërvitur vetëm për penalltitë. Më parë as nuk dinte të gjuante, ndërsa tani është i saktë.”

Kjo është arsyeja përse Tevez pëlqen Ronaldo-n: “Cristiano ndalej gjithmonë në palestër dhe stërvitja e tij zgjaste gjithë ditën. Ai e ka fiksim të jetë më i mirë në botë dhe unë them se ia ka dalë. Ronaldo stërvitet që nga mëngjesi deri në darkë. Gjithmonë ishte i pari që vinte në stërvitje. Një ditë shkova te klubi i Manchester, përgjumësh, që në orën 07:00, që të isha i pari, edhe pse stërvitje niste në 09:00. Por nuk isha i pari. Atje gjeta Ronaldo që po vishej…”

Related posts

“EL CLASICO”/ Trajneri Setien: Në “Bernabeu” shkojmë të zbavitemi!

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Mos provoni kot t’i imitoni, futbollistët brazilianë japin spektakël në plazh (VIDEO)

Delo.autor

Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Zidani e lë në shtëpi Dani Ceballos – rikthehet Marcelo

Q.Autor

Leave a Comment