Futboll Sport

“THE BEST”/ Zbardhen votat e PANUCCIT për trajnerin më të të vitit

Në çmimet “The Best” të ndara nga FIFA ka të drejtë të votojë çdo trajner dhe çdo kapiten i përfaqësuesve të të gjitha kombëtarëve që janë të njohura nga FIFA. Në këtë mënyrë nuk mund të mungonin votat e Panuccit dhe të Etrit Berishës. Në votat respektive për lojtarin më të mirë të vitit Panucci ka votuar me 5 pikë Luka Modriç, me 3 pikë Cristiano Ronaldon, dhe vetëm 1 pikë për Eden Hazard. Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë Lionel Mesin, me 3 pikë Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë për Luka Modriç.

Ndërkohë, në votat për trajnerin më të mirë të vitit, trajneri Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Daliç me 5 pikë, Didier Deschamp në vendin e dytë me 3 pikë, si dhe Zinedine Zidane me vetëm 1 pikë. Ndërsa, Berisha ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klopp, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deschamp.

Related posts

ZIDANE KËRKON “REVOLUCION” NË VERË/ Super-formacioni me lojtarët që do shesë Real Madrid (FOTO)

Delo.autor

HISTORIKE/ De Biasi e bën sefte me Azerbajxhanin, ish-trajneri i Shqipërisë triumfon në transfertë

Delo.autor

Ronaldo, Neymar dhe “top 10” transferimet e kombinuara të të gjitha kohërave

Isa.Autor

Leave a Comment