Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ PSG në garë me Man United për mbrojtësin BARDHEZI

Manchester United raportohet se do të ketë konkurrencën e Paris Saint-Germain për firmën e mbrojtësit të Juventus Alex Sandro. 27-vjeçari është kthyer në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë pasi iu bashkua bardhezinjve nga Porto për 25 mln euro më 2015.

Sipas francezes Le 10 Sport, PSG e ka identifikuar brazilianin si objektivin kryesor në merkato. Ata pretendojnë se lojtari ka një marrëdhënie të mirë me drejtorin sportiv Antero Henrique, të cilin e njeh nga koha kur ishte te Porto.

Sandro së fundmi ka deklaruar se mund të largohet nga Zonja e Vjetër pasi pretendon se nuk i është ofruar rinovimi nga klubi italian. Tre herë fituesi i Serie A ka një kontratë deri më 2020, dhe Juve nuk e ka me ngut t’i ofrojë një kontratë të re.

Sandro ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Juves këtë sezon, teksa skuadra e Allegrit ndodhet në vend të parë të renditjes pas pesë fitoreve në pesë ndeshjet e para.

Related posts

“Grushti i hekurt” në La Liga/ U paraqitën me vonesë në stërvitje, klubi i nxjerr në shitje

Q.Autor

DERBI I ITALISË/ Inzaghi çudit me deklaratën: Kemi rënë dakord me lojtarët që nuk do ta ndalim më lojën nëse…

Delo.autor

NBA/ Golden State mposht edhe Clippers, Miami “leksion” kampionëve të Bucks

Delo.autor

Leave a Comment