Futboll Sport

U përjashtua në fillim të Botërorit/ Ja vendimi drastik i sulmuesit kroat 

Nikola Kaliniç, lojtari i Atlético Madrid, nuk ka përfituar nga ëndrra që kroatët kanë jetuar në Kupën e Botës së Rusisë. Sulmuesi u përjashtua nga kombëtarja ballkanase, pas refuzimit për t’u hedhur në fushë në minutën e fundit të një ndeshjeje.

Në fakt, Kaliniç refuzoi edhe medaljen e argjendtë, që kombëtarja e tij mori si finaliste e Botërorit të kësaj vere, edhe pse kishte marrë pjesë fillimisht në këtë kompeticion, duke qenë pjesë e listës prej 23 lojtarësh të trajnerit Zlatko Dalic. Dukej e pamundur që ish-lojtari i Milanit të kthehej në kombëtaren kroate, referuar asaj që ndodhi me të në Rusi, por ai që e përjashtoi duket se do t’ia japë edhe një shans.

Siç raporton gazeta “Dnevnik”, Kaliniç ka bërë paqe me trajnerin Zlatko Dalic. Një rrethanë që ia ka hapur sërish dyert e kombëtares. Aq më tepër tani, kur Kroacia ka shumë nevojë për të, sepse lojtarët e rëndësishëm si Mandzukiç apo Subasic u tërhoqën pas Kupës së Botës së Rusisë. Kaliniç ka luajtur vetëm 34 minuta në ndeshjet zyrtare me Atlético Madrid në këtë sezon, shumë pak për të.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” super yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Arrivabene: Ferrari zhgënjeu në Spanjë, por s’ka vend për panik

Sadik.Autor

“NUK FLAS ME PIOLIN…”/ Çudit Ibrahimovic: E vendos unë nëse luaj apo jo

F.autor

Leave a Comment