Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ BARÇA bisedoi me POGBAN në verë, lojtari i kërkoi…

Barcelona ka kontaktuar direkt me Paul Pogba këtë verë, sipas Mundo Deportivo, që ka dalë me një lajm të fortë sot, sepse nëse është e vërtetë, atëherë klubi katalan ka shkelur rregulloren e FIFA-s.

Gjiganti spanjoll synonte të firmoste patjetër me yllin e Francës dhe shpreson ende që t’ia dalë mbanë në janar ose verën e ardhshme.

Vetë Pogba lëshoi një deklaratë të bujshme ditët e fundit, edhe pse pa folur në mënyrë të drejtpërdrejtë: “E ardhmja ime është aktualisht në Manchester, sepse kam ende një kontratë, por nuk i dihet çfarë mund të ndodhë në muajt e ardhshëm. Me Mourinho-n kemi marrëdhënie të zakonshme trajner-lojtar, por ju siguroj që do të jap gjithnjë 100%, nuk ka rëndësi kush është trajner”.

Në verë Barcelona bisedoi me Mino Raiola-n, agjentin famëkeq të Pogba-së, por edhe me vetë mesfushorin, por në fund nuk u bë asgjë sepse United nuk pranoi të ulej në tryezën e bisedimeve. Ky është versioni i Mundo Deportivo, pavarësisht se një futbollist nën kontratë nuk lejohet të bisedojë me klube të tjerë, nëse nuk ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës.

Related posts

PAS NJË ASISTI MAGJIK TË ALLI/ Harry Kane realizon golin numër 200 për klubin (VIDEO)

Delo.autor

ARSENAL-LIVERPOOL, NDESHJA E DITËS/ Arsenali i Xhakës dhe Mustafit kundër Liverpoolit të Shaqirit (FORMACIONET)

Isa.Autor

Mancini krahason Verdin me David Silva

Sadik.Autor

Leave a Comment