Futboll Sport

Zhgënjehet Ronaldo-Ronaldinho/ KAKA: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Leite Kaka e ka përzgjedhur fenomenin brazilian, Ronaldon, si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur. Ish lojtari më i mirë i botës në vitin 2007, gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Milanit dhe Real Madridit, ka luajtur me shumë yje të futbollit, si Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo.

Por, 36 vjeçari mendon se bashkombasi i tij Ronaldo është më i miri. “Ronaldo (fenomeni) ka qenë lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. E vlerësoj shumë për aftësitë e tij të menduarit dhe ekzekutuarit”, ka deklaruar Kaka.

“Cristiano dhe Ronaldinho po ashtu janë të mahnitshëm, por kur pashë gjërat që bënte Ronaldo, thosha a është e mundur kjo”, përfundoi ai.

Related posts

MISTERET E TRAGJEDISË AJRORE/ 7 muaj nga aksidenti i futbollistit Emiliano Sala

Delo.autor

SUPERGOLI/ Milan ka kaluar në epërsi me anë të… (VIDEO)

Isa.Autor

Rrëfehet Hazard/ Nëse Real Madridi më do mua, e di se çfarë duhet të bëjë…

Sadik.Autor

Leave a Comment