Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ SPANJA shpalos kandidaturën për BOTËRORIN e vitit 2030

Spanja dëshiron të jetë vendi i organizator i Botërorit të vitit 2030, për këtë arsye ditën e sotme presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është takuar me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentin e federatës Luis Rubiales. Për momentin sipas asaj që raporton AS dy janë hipotezat që i janë paraqitur presidentit të FIFA-s, Infantino.

Hipoteza e parë është ajo për ta organizuar Botërorin e vetme ndërsa hipoteza e dytë është ajo e një kandidature të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun. Megjithatë federata spanjolle e futbollit po shtyn më shumë drejt kandidaturës së vetme të Spanjës, duke patur parasysh edhe rotacionin e kontinentëve që po bën FIFA për zhvillimin e Botërorëve. Dy të radhës do të zhvillohen në Azi dhe Amerikën e Veriut, pikërisht në 2022 në Katar dhe në 2026 në SHBA-Meksikë dhe Kanada.

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi, Ka nisur sfida. Bardheblutë duan revansh

Delo.autor

ATLETICO MADRID-BARCELONA/ Starton Messi dhe Griezmann në ndeshjen Derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Q.Autor

Leave a Comment