Futboll La Liga Sport

270 MINUTA PA FITUAR/ Barcelona shkon në Valencia për të shmangur “krizën”…

Sytë e spanjollëve kthehen në “Mestalla” atje ku do të përballen dy ekipe që po kalojnë një moment shumë të vështirë, Valencia dhe Barcelona.

Valencia mori një barazim 0-0 në “Old Trafford” në Champions League, por skuadra e drejtuar nga Marcelino Garcia Toral ka fituar vetëm një dhe barazuar pesë nga shtatë ndeshjet e luajtura në këtë kampionat. Ata ende duhet ta provojnë shijen e fitores në “Mestalla”.

Edhe Barcelona vjen me moralin e ngritur nga Champions Leauge, ku fituan 4-2 në fushën e Tottenham, në atë që me shumë gjasa ka qenë ndeshja më e mirë për ekipin e Ernesto Valverde në këtë sezon. Lionel Messi, autor i dy golave, shkëlqeu me ekipin “blaugrana”.

Pavarësisht nga rezultatet e mira në Champions, ekipi që humbet mes Valencia dhe Barcelona mund të konsiderohet në “krizë” në kampionatin spanjoll. Barça mbetet në krye të La Liga me katër fitore, dy barazime dhe 1 humbje, por ka tre ndeshje pa fituar, si nuk ndodhte që nga dhjetori i vitit 2016.

Kanë kaluar më shumë se 11 vite nga hera e fundit që Valencia ka fituar në shtëpi kundër Barcelonës, që ka marrë 11 pikë nga pesë transfertat e fundit në Mestalla. Sulmuesi Rodrigo Moreno tregon më së miri problemet që ka Valencia në sulm, teksa ka shënuar vetëm një gol, tre më pak sesa kishte shënuar në të njëjtën pikë të sezonit të kaluar.

Valencia ka shënuar vetëm pesë gola në shtatë ndeshjet e para të kampionatit, dhjetë më pak se e njëjta periudhë e sezonit të kaluar. Barcelona vjen nga 18 ndeshje radhazi me të paktën një gol të shënuar në të gjitha veprimtaritë.

Related posts

Karrierë e pasur në Shqipëri e jo vetëm, mesfushori i Kamzës zbulon…

Sadik.Autor

VIDEO/ Ylli i Liverpoolit tenton të mbysë kundërshtarin, përjashtohet me karton të kuq

Q.Autor

“P*RDHUNI BIJ K*RVASH”/ FEDERATA hap hetimin për deklaratën e trajnerit pas ndeshjes

Isa.Autor

Leave a Comment