Bundesliga Futboll Sport

3 GOLA NË 45 MINUTA/ Sulmuesi SPANJOLL heroi i Dortmund në ndeshjen e vitit (VIDEO)

Një ndeshje historike që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit gjerman. Borussia Dortmund ka përmbysur gjithçka në sekondat e fundit të takimit duke mposhtur Augsburg me rezultatin 4-3. Sfida mes Dortmund dhe Augsburg ishte një reklamë për futbollin, me Paco që nuk do ta harrojë këtë tripletë në jetën e tij.

Ishte një pasdite që do të mbahet mend gjatë në kampionatin gjerman dhe padyshim që kjo ndeshje ka hedhur kandidaturën për një nga më të bukurat e sezonit. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Finnbogason. Pas pushimit Paco Alcacer ka barazuar gjithçka pas një ore lojë. Por talenti Max ka rikthyer avantazhin e vizitorëve në minutën e 71’. Në 10-të minutat e fundit ishte finalja e madhe.

Paco rivendos barazimin përpara se Mario Gotze të kalonte vendasit në avantazh për të parën herë. Por të besuarit e Favre nuk kanë arritur të ruajnë avantazhin teksa tre minuta më pas Augsburg ka barazuar me Gregoritsch. Por në aksionin e fundit të ndeshjes vendasit kanë gjetur golin me e Paco që sot është heroi i tifozëve të çmendur të Dortmund.

Related posts

Mourinho: Sanchez? Nëse do të na jepet një mundësi, do luftojmë për ta kapur

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja si Zidane “largoi” Hakimin! Conte i telefonoi personalisht

Delo.autor

“ROBBERY” DREJT LARGIMIT/ Bayerni rinovon me talentin gjerman, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment