Champions League Futboll Sport

Allegri i frikësuar: “Man United është një ekip, që është ndërtuar për të fituar…”

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit para sfidës së Champions League kundër Manchester United në Old Trafford ka thënë se United është një skuadër që ka lojtarë të fortë, jo vetëm Pogban.

“Është një ndeshje e rëndësishme sepse nëse fitojmë mund të mendojmë për vazhdimësinë. Ata janë një ekip i fortë, shumë fizik dhe ne do duhet të luajmë mirë teknikisht.”

“Nesër është një ndeshje mes shumë lojtarësh të rinj, ata kanë Martial, Pogba, Rashford ndërsa ne kemi Dybala, Bernardeschi, Cancelo, Bentancur. Këta janë lojtarët e së ardhmes së futbollit, nesër është një test i mirë për ne dhe për ata (lojtarët e rinj). ”

“United është një ekip që është ndërtuar për të fituar, teknik, i shpejtë dhe fizik.” “Ne duhet të menaxhojmë lojën më mirë, pasi të shtunën ndaluam para kohe ndërsa nesër duhet të luajmë 100 minuta, pasi loja e tyre nuk mbaron kurrë.”

“Mandzukic nuk do të kishte luajtur gjithsesi edhe po të ishte, por na vjen keq që nuk është, njëlloj për Khedira dhe Emre Can.”

“Do të luajmë me 4 mbrojtës, pasi po të luajmë me tre mund të bëhemi konfuz,”- ka thënë trajneri i “Zonjës së Vjetër” për sfidën e së martës kundër Manchester United.

Related posts

ZYRTARE/ Bayern Munchen “blindon” prapavijën, firmos me mbrojtësin kampion

F.autor

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ “Fenomeni” bën parashikimin: Kjo skuadër fiton trofeun, ja rezultati (FOTO)

Delo.autor

ITALIA NË KAOS/ Mancini: E pamundur të rindërtosh një ekip kombëtar në 5 ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment