Futboll La Liga Sport

BELGJIKA KËRCËNON REAL MADRID/Të gjejnë marrëveshjen me ne, nëse e duan atë

Pas katër muajsh, Real Madrid është rikthyer në gjueti. Në kërkim të një trajneri të ri, sikurse bëri në fund të majit, pas dorëheqjes së papritur të Zinedine Zidane dhe e përfunduar dy ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, me emërimin e ish-trajnerit të përfaqësueses së Spanjës, Julen Lopetegui. Tashmë gjuetia rifillon pas shkarkimit të teknikut që në krye të Los Blancos mbijetoi për vetëm dy muaj e gjysmë, mbushur me makthe për shkak të ecurisë negative të kampionëve në fuqi të Europës. Por njëlloj si mëparë, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez duket i vendosur që të sigurojë shërbimet e një trajneri të angazhuar, edhe për shkak se një prej të paktëve të lirë në treg, Antonio Conte, ka refuzuar ftesën, pasi mësoi se nuk është i dëshiruar nga kontigjenti në dhomat e zhveshjes.

Kështu, me të përfunduar komandimi i Santiago Solari, ideja është që të synohet një veteran spanjoll, sikurse është Roberto Martinez, aktualisht trajner i përfaqësueses së Belgjikës, që nën drejtimin e ish-trajnerit të Wigan dhe Everton ka fluturuar në vendin e parë të klasifikimit të FIFA-s, pasi e mbylli Botërorin në vendin e tertë, renditja më e mirë në historinë e “Djajve të Kuq”. Fatkeqësi që Martinez është nën kontratë deri në 2020… sikurse ishte nën kontratë edhe Lopetegui me federatën spanjolle, e madje edhe Mauricio Pochettino te Tottenham, i kontaktuar në fillim të sezonit.

Por Perez nuk dorëzohet dhe shënjestron gjithmonë objektivat e vështirë. Lajmi është që nga Belgjika nuk ka mbërritur një mbyllje, por në të vërtetë një paralajmërim…: “Klauzolë për t’u larguar? Nuk flasim publikisht për çësthje që lidhen me marrëdhëniet e punës me bashkëpunëtorët tanë, por nëse Real Madrid do të ishte i interesuar duhet më parë të gjejë një marrëveshje me ne”, deklaroi Stefan Van Loock, zëdhënësi i federatës belge, për agjencinë “EFE”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Tottenham – Arsenal

Q.Autor

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane

Q.Autor

Higuain me mendjen tek titulli: Fitorja e sotme ka shijen e Skudetos

Sadik.Autor

Leave a Comment