Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët bien në Moskë, Dzeko ringjall Romën

Kampionët në fuqi të Champions League kanë rënë në Moskë. Los Blancos janë mposhtur 1-0 nga CSKA me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar që në minutën e 2’. Tre shtylla dhe shumë raste për Real, por fati nuk ishte me spanjollët këtë mbrëmje. Një start makthi i kampionëve në Moskë. Pas një pasimi të gabuar të Toni Kroos, diçka e rrallë por ja që ndodh, Nikola Vlasic nuk e shpërdoron dhuratën e mesfushorit gjerman duke mundur portierin Navas me një goditje të saktë në hyrje të zonës.

Real nuk reagon edhe pas golit të pësuar, ekipi duket konfuz në fushë dhe nuk arrin të krijojë mundësi të pastra shënimi. Duhej pritur minuta e 24’ për të parë përpjekjen e parë të Los Blancos, me shtyllën që mohon golin Casemiro-s. Në minutat e fundit të pjesës së parë Real mund të kishte barazuar rezultatin por shtylla i mohon përsëri golin, këtë herë sulmuesit Karim Benzema. Pas pushimit Real luan me shumë forca në sulm, ndërsa CSKA rrezikon sa herë që kundërsulmon.

Mundësitë për gol nuk munguan as pas pushimit, por përsëri kampionët në fuqi tregohen të pasaktë para portës së Akinfeev. Në fund të takimit Real mundohet me çdo mënyrë të shmangë humbjen por fati nuk është me Los Blancos teksa shtylla i ndalon edhe njëherë pas goditjes me kokë të Mariano-s. Në fund të takimit portieri Akinfeev del me karton të kuq pasi u mundua të vononte lojën. Gjithsesi nuk kishte shumë rëndësi pasi CSKA ruan avantazhin historik ndaj Real Madrid.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit G, Roma ka fituar pa probleme ndaj Plzen me rezultatin 5-0 falë dopietës së Edin Dzeko-s dhe Under me Kluivert në të dytën. Të besuarit e Eusebio Di Francesco, pas disa javëve të vështira në kampionat dhe në Champions, duken të ringjallur dhe tashmë kanë filluar të luajnë me vetëbesimin që i karakterizoi sezonin e kaluar.
Sulmuesi boshnjak gjeti golin që në minutën e 3’ pas krosit të Aleksandar Kolarov. Miqtë rrezikuan dy herë portën e italianëve dhe shkuan shumë pranë golit të barazimit, por Roma ruajti qetësinë dhe ishte përsëri Dzeko që i dha një goditje të rëndë kundërshtarit me golin e dytë në minutën e 40’.

Pas pushimit Ujqërit menaxhuan më së miri avantazhin e dyfishtë duke mos lejuar vizitorët të rifuten në lojë. Në minutën e 64’ ishte turku Cengiz Under ai që trefishon rezultatin duke vrarë ndeshjen përfundimisht. Në fund të takimit ishte edhe Justin Kluivert që shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve përpara se Edin Dzeko të shënonte tripletën e tij në fund të takimit.

Related posts

“MAGJIK” NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Sadiku barazon për Luganon me një predhë nga 25 metra (VIDEO)

Delo.autor

PËRLESHJA MES TIFOZËVE/ Reagon FSHF: Situatë urgjente për të rishikuar ligjin e sigurisë

Sadik.Autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Ish-drejtuesi akuzon: Klubi qante, presidenti hante fruta deti me Perez

Delo.autor

Leave a Comment