Futboll Seria A Sport

Chiellini zbulon ekipet anti-Juventus: Të tjerave u mungon diçka, DERBIN E FITON…

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini, foli për “La Stampa” dhe dha mendimin e tij në lidhje me disa çështje, duke përfshirë edhe objektivin e këtij sezoni: Champions League.

“Ronaldo? Ai është i përkushtuar dhe i përpiktë. Kjo nuk më befason. Mentaliteti i tij fitues arriti që të plotësojë boshllëkun e ekipit pas largimit të Buffon. Ai është një pikë referimi për ne. Pavarësisht akuzave, ai vazhdon të stërvitet i qetë dhe i buzëqeshur”.

“Skuadrat anti-Juve? Napoli dhe Inter, të tjerave i mungon ende diçka. Milan është në rritje, ndërsa Roma është një ekip me shumë lojtarë të rinj. Derbi milanez? Tek Interi janë më të pjekur dhe më të fortë fizikisht, por Milani ka kualitet. Sfida të tilla nuk kanë favoritë”.

“Higuain? Një person shumë i mirë, i gjithë Juventus-i i është mirënjohës atij. Napoli? Tani janë më të paparashikueshëm dhe më të rrezikshëm. Ancelotti është një person fantastik, por shpresoj t’i duhet pak kohë për të gjetur ekuilibrat e duhur”.

“Champions League? Nuk është një ëndërr, por një objektiv. Ne jemi përsëritur. Nuk është thjesht një fiksim, por e dimë sesa i vështirë është për ta arritur”.

Related posts

KA OPTIMIZËM/ Maldini: MILANI po merr tiparet e Gatuzos, skuadër agresive dhe me…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Largime para janarit, klubi i Egnatias shpall “divorcin” me dy lojtarë

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sfida ndaj Kazakistanit, Berisha del favorit për portën. Reja përgatit dhe alternativat për krahët

Delo.autor

Leave a Comment