Futboll Seria A Sport

KA OPTIMIZËM/ Maldini: MILANI po merr tiparet e Gatuzos, skuadër agresive dhe me…

Drejtori dhe ish-lojtari flamur i Milanit, Paolo Maldini foli pas fitores kundër Parmës për mikrofonin e “Sky Sport”, ku preku shumë tema që po qarkullojnë rreth kuqezinjve:

Për Gatuzon: “Ne kemi përmirësuar shumë gjëra, por duhet të përmirësohemi edhe më shumë. Kemi më shumë mënyra për të marrë rezultatin, tani Milani duket si vetë Rino, agresiv dhe me dëshirë.

Për Gazidis: “Programi i tij flet vete, është nder që ai është këtu, dëshiron të shohë gjithçka dhe të njohë të gjithë, ai është një person serioz që dëshiron t’i japë një përshtypje shumë të mirë shoqërisë”.

Për rolin e tij: “Është e vështirë, është ndryshe nga të qenit në fushë, është mirë të punosh me Leonardon, po mësoj shumë.

Për Pakuetan: “Brazilianët zakonisht nuk kanë vështirësi për tu përshtatur te Milani. Ata duhet të pushojnë pas një sezoni të gjatë dhe pastaj të jenë me ne në fushë në muajin janar”,- u shpreh Maldini.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ndodhte prej 27 vitesh, shihni statistikën e veçantë të Interit

Delo.autor

SI SHQIPTARËT/ Fotoja që pushtoi rrjetet sociale, ja si udhëton Ter Stegen në Barcelonë…

Isa.Autor

JO VETËM ARTHUR/ Barcelona përgatit largimin e një tjetër ylli

Delo.autor

Leave a Comment