Futboll Premier League Sport

Crouch i thur lavde SHQIPTARIT: SHAQIRI mund ta prishë treshen e frikshme të Liverpoolit

Peter Crouch nuk befasohet që Xherdan Shaqiri ka fituar vëmendjen e të gjithëve dhe po bën kaq mirë te Liverpool-i. Për lojtarin e Stoke City-t, i cili ka luajtur me zvicerano-shqiptarin në të njëjtin ekip për dy sezone, kemi të bëjmë me një futbollist mjaft të zotë dhe fortë.

Por ai kujton se, Shaqirit iu desh pak kohë që të përshtatej me futbollin anglez. Madje në sezonin e parë te ‘poçarët’ ai shënoi pak, e në të dytin pati një përmirësim të vogël, ku shënoi 4 gola.

“Por fakti që ai po shkëlqen te Liverpool-i mua nuk më befason fare. Kur ai shkoi në ‘Anfield’ këtë verë, unë i thashë disa prej djemve se ai do të shkonte dhe do të shpërthente e pikërisht këtë gjë po e bën në këto javë të fundit.

Njerëzit thonë se është e pamundur që të thyesh treshen e sulmit të të kuqve të përbërë nga Mohamed Salah, Roberto Firmino and Sadio Mane kur ata janë në formë. Por nëse ka një lojtar që mund t’i zërë vendin atyre, ai është Shaqiri. Sa i përket zotësisë, ai është një ndër më të mirët që unë kam luajtur. Më besoni, ai mund të jetë kushdo që dëshiron.

Liverpool ka bërë një blerje me mend këtë sezon. Ata janë kaq dinamikë dhe kaq emocionues dhe ekipi i tyre është i prirur për të luftuar për trofetë më të rëndësishëm. Shaqiri mund të jetë njeriu i cili i jep ekipit ingredientin final. Është special e kjo duket lehtë. Tani i takon atij ta provojë”, përfundoi Crouch, në komentin e tij për “Daily Mail”.

Related posts

FITORJA E JUVENTUSIT NË TAVOLINË/ De Laurentis do të shkojë deri në… KAS

Delo.autor

ANALIZA/ Ka ende burime tensionesh. Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Delo.autor

E BUJSHME/ Kriza “largon” Ronaldon nga Juventusi, ja ku pritet të transferohet portugezi

Delo.autor

Leave a Comment