Futboll Seria A Sport

DIKUR SHËNOTE GOLA “BOMBË”/ Stankoviç pret derbin: Sfidë unike, ja kush e fiton

Shtatë fitore radhazi, vend i tretë në klas ifikim dhe pikë të plota në Ligën e Kampionëve. Është një periudhë pozitive, për të thënë më të paktën, ajo që po kalon Interi, gati të shfrytëzojë pauzën e kampionatit për të përgatitur më së miri derbin me Milanin (në program, të dielën 21 tetor, në orën 20:30), udhëkryq i rëndësishëm i kësaj pjese të parë të sezonit.

Lidhur me momentin e formacionit zikaltër ka ndërhyrë Dejan Stankoviç, i intervistuar nga mikrofonat e “Sky Sport”: “Gjashtë fitore radhazi përfaqëson një seri të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit, e prisja që herët a vonë Interi të ingranohej sepse është një skuadër e bukur, me një trajner të madh. Duket që lojtarët po përmirësohen nga ndeshja në ndeshje, vështirësitë i kalojnë të bashkuar. U rezistojnë presioneve negative dhe reagojnë si një ekip i madh. Ikardi? Një lojtar i madh, vitet që kalojnë e bëjnë më të fortë, të pjekur dhe cinik”.

SURPRIZA POLITANO – Nuk mund të mungonte një gjykim për transferimet e merkatos së fundit: “Kjo skuadër ka një marzh të gjerë përmirësimi. Për më tepër, tani ka shumë alternativa në stol, çka u lejon të luftojnë në tri fronte, – ka vijuar Stankoviç. – Rezervat cilësore janë gjithmonë një plus i madh për të përgatitur më së miri ndeshjet e shpeshta në kalendar. Kush më ka befasuar nga të rinjtë? Shumë prej tyre po luajnë mirë, ai që prisja të nisej me këmbën e duhur është Politano. Dalëngadalë po përpiqet të ‘kafshojë’ kundërshtarët, është përshtatur më së miri. Pres diçka më shumë nga Galjardini, një lojtar me karakteristika fizike që mund të kthehet në një pikë të fortë të Interit”.

DERBI UNIK – Pas pauzës vjen derbi mes Interit e Milanit, Stankoviç pret një fitore të zikaltërve: “Është një ndeshje unike, nuk mund të bëhet një parashikim. Do jetë e bukur, për dy arsye: sepse së pari Milani është ‘zgjuar’, dhe së dyti, Interi ka marrë një ngarkesë psikologjike pozitive pas serisë së fitoreve radhazi. Titulli i ‘akorduar’? Jam realist, shihet që Juventusi po luan një tjetër kampionat. Pjesa tjetër e skuadrave duhet të ndajnë vendin e dytë, të tretë dhe të katërt”, përfundoi ish-mesfushori zikaltër.

Related posts

U LARGUA NJË JAVË MË PARË NGA PARTIZANI/ Daja merr detyrën e re. Ja kush është skuadra që do të drejtojë…

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA PARMA/ Sulmuesi Zeqiri drejt kalimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

Man City nuk humbet kohë, pas dështimit me Sanchez hidhet në sulm për Griezmann

Q.Autor

Leave a Comment