Futboll Premier League Sport

DRIDHET REALI/ Man United ka gati 100 milionë euro për të transferuar SUPER lojtarin

Jose Mourinho do të mbështet në afatin kalimtar të janarit për ta forcuar Manchester Unitedin me lojtarë të duhur, shkruan Guardian. Trajneri portugez e dëshiron një qendërmbrojtës dhe një sulmues që shënon gola, pasi gjatë verës ishte i pasuksesshëm në arritjen e këtij qëllimi.

Më shumë se 100 milionë euro do të jenë në dispozicionin e portugezit. Para se të niste sezoni, Mourinho ishte i interesuar për Raphael Varane të Real Madridit dhe Unitedi ishte i gatshëm ta paguante shumën e kërkuar për 25-vjeçarin nëse transferimi i tij do të ishte i mundur.

Harry Maguire i Leicester Cityt dhe Jerome Boateng i Bayern Munichut ishin dy synimet tjera të Mourinhos për qendër të mbrojtjes, por Unitedi nuk bëri asnjë lëvizje për ta pasi bordi nuk i shihte si të duhur. Kjo bëri trajnerin të palumtur dhe të shqetësuar dhe tani besohet se ai do të mbështetet në afatin kalimtar dimëror nëse ndonjë lojtar që mund ta forcojë skuadrën vihet në dispozicion.

Related posts

LARGIMI I “JASHTËTOKËSORIT” NGA BARCELONA/ Sulmuesi “anonim” kërkon fanellën me numrin 10

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Roma-Manchester United. Rezultati 3-2

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Luhet për vendin e parë, starton supersfida në Vlorë

Isa.Autor

Leave a Comment