Futboll Shqipëri Sport

DUELI ME SKËNDERBEUN/ Gega: TRASHI gaboi por ka reflektuar, Hoxha jo 100% gati

Çështja “Trashi” ka ishte tema kryesore e diskutuar në konferencën për shtyp të trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, në konferencën për shtyp për ndeshjen me Skënderbeun. 54-vjeçari theksoi se shumë shpejt 26-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës.

“Jam i kënaqur që në konferencat e mia është folur për grupin, për mospësimin e golave, aktivizimin e të rinjve dhe gjëra pozitive. Në fund erdhi edhe kjo pyetje për Trashin. Nuk kam premtuar as kupa dhe as kampionate, por që klubi do të funksionojë me rregulla, për të hyrë në një epokë të re. Deri në ndeshjen me Gjirokastrën, gjërat kanë ecur në mënyrë perfekte. Nëse mungon korrektësia, mungon bukuria. Trashi është pjesa jonë dhe jo i larguar. E bëra edhe kapiten, por në një moment harroi që është i tillë. Gaboi pak dhe duhet të mbajmë qëndrim në lidhje me të. Trashi nuk ka ku të rikthehet, pasi yni është. I kemi dhënë kohë të reflektojë, ka reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë. Shumë shpejtë do të jetë me klubin.”

Sfida me Skënderbeun: Jemi të parët, pasi ka funksionuar grupi. Edhe të rinjtë i kemi përkrahur. Nuk e kam parashikuar që do të ishim në vend të parë, por ky është fakt. Nuk është çudi, pasi jemi Partizani. Jemi përgatitur për Skënderbeun dhe do ta tregojmë në fushë. Skënderbeu duhet vlerësuar pasi është kampion, por problemet e tyre janë të tyre. Ne kemi kohë të diskutojmë në detaje dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë dobësitë e tyre.

Mungesat: Çdo dëmtim dhe largim provizor lëndon dhe askush nuk kënaqet nga kjo situatë. Unë nuk e shoh dramatike dhe nuk do të kthehemi mbrapsht. Grupi funksionon shumë mirë. Edhe Trashi do të jetë pjesë e grupit. Sa i përket Albanit (Hoxha), kemi edhe 3 seanca stërvitore dhe do të shohim kush është më i favorshëm. Albani nuk është 100% dhe nuk na leverdis ta dëmtojmë, pasi kemi edhe tre faza të tjera.

Objektivat: Është klubi që vendos objektiva në bazë të investimeve që ka bërë. Ne po investojmë dhe po luftojmë të marrim suksesin sot. Partizani do të shkojë larg si me Gegën apo pa Gegën. Nëse dalim në vend të parë, është sukses, ndërsa në vendin e dytë secili do të marrë atë që i takon, pozitive apo negative.

Related posts

Klopp: Liverpooli duhet ta fitojë Championsin kundër Realit për të bër historinë

Sadik.Autor

INZAGHI KËRKON NJË ZËVENDËSUES/ Korrea humb derbin, Interi tani mendon për titullarin e Juventusit…

Delo.autor

“NA DUHET NJË NDESHJE PERFEKTE PËR TË PËRMBYSUR PSG-NË”/ Koeman: Shpresoj që fundi të mos jetë i njëjtë si në…

Delo.autor

Leave a Comment