Futboll Sport

E DINIT?/ Ja kush janë trajnerët që janë pa punë për momentin

Ka një numër të madh trajnerësh kryesor në Europë por edhe një mori klubesh që janë duke kaluar momente të vështira e ku pronarët ndihet të frustruar në trajnerët e tyre. Por, për këtë kanë zgjidhje.

Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich për momentin janë duke vuajtur më se shumti  dhe ndryshimi i trajnerëve të tyre nuk është larg.

Shkarkimet mund të shkaktojnë probleme por gjetja e zëvendësime jo gjithmonë është e lehtë, përderisa shumica e trajnerëve më përvojë janë gati të fillojnë punën pa asnjë problem.

1 Zinedine Zidane

Ai është zgjedhja e parë nëse shkarkohet Jose Mourinho. Zidane kurrë nuk ka pohuar se do ta merr këtë skuadër por komentet e tij të fundit tregojnë se ai është gati ti kthehet punës, sa më shpejt që është e mundur.

2 Antonio Conte

I mirë derisa filloi konfliktet në skuadër, Conte u largua këtë verë nga Chelsea duke lënë shumë armiq në Londër.

3 Arsene Wenger

Ish trajneri legjendar i Arsenalit nuk është pensionuar apo se paku nuk e ka lajmëruar këtë. Disa e kanë lidhur atë me Bayern, i cili mund të këtë sukses sikurse veterani Jupp Heynckes.

4 Laurent Blanc

Ai nuk ka menaxhuar asnjë skuadër që nga viti 2016 kurse këtë vit ishte lidhur me një emërim si trajner i Chelsea, para se të emërohet Sarri.

5 Petr Bosz

Ai u shkarkua nga Borussia Dortmund në dhjetor të 2017’ës dhe ende nuk ka gjetur klub të ri.

6 Vincenzo Montella

I shkarkuar nga Sevilla dhe AC Milan, koha e tij në Fiorentina ishte më e mirë, edhe pse vlera e tregut të tij ka rënë shumë kohëve të fundit.

7 Claudio Ranieri

66 vjeçari i palodhur, ai mbetet në skenë pasi e la Nantes. Ai është pothuajse i familjarizuar me të gjitha ligat e mëdha edhe pse nuk ka suksese apo shumë dështime në CV’në e tij.

8 Michael Laudrup

I ka rënë shkëlqimi për pak vite, emri i tij qarkullon pasi që ai është gati për një punë të re. Për momentin në Al-Rayyan në Katar, por do të ishte i gatshëm për një punë të madhe në Europë.

9 Quique Sánchez Flores

E la Espanyolin dhe nuk ka mundur të gjëjë punë të re.

10 Míchel

Ai gjithmonë lidhet me Real Madrid, kështu që mund ta menaxhoi këtë skuadër.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/trajneret-qe-jane-pa-pune-per-momentin-584083/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Delo.autor

“NUK PO GJEN HAPËSIRË TE…”/ Benatia pranë LARGIMIT, Juventus gjen ZËVENDËSUESIN në Serie A (FOTO)

F.autor

PAS SHORTIT NË CHAMPIONS/ Manuel Neuer: Ata janë të shpejt në klundërsulme, kanë dobësi në…

Isa.Autor

Leave a Comment