Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Flamurtari e “largon”, Ardian Mema drejt zyrtarizimit te TIRANA

Ardian Mema drejt stolit të Tiranës. Pas largimit zyrtar të Ze Marias, mbetet çështje orësh që të emërohet trajneri i ri, pikërisht ish-i bardhebluve, që kohët e fundit ka punuar si ndihmës i Ilir Dajës te Skënderbeu dhe te Flamurtari. Klubi bregdetar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njofton ndërprerjen e kontratës me Memën.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema. Flamurtari Football Club dhe Ardian Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin, Flamurtari F.C i uron suksese në karrierën e tij si trajner”.

Edhe pse presidenti Halili nuk e pranoi zyrtarisht që do të jetë Mema pasues i Ze Marias, largimi i tij nga Flamurtari është tregues i qartë se do të jetë ai trajneri i ri i Tiranës.

Related posts

GOLI/ Goditje perfekte me të djathtën, ish-lojtari i Partizanit realizon super goditje në…

F.autor

BARCELONA-SEVILLA/ Koeman i beson treshes së sulmit Fati, Messi dhe Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“O ZOT, O ZOT, FALEMINDERIT BABI”, boksieri multimilioner habit vajzën e tij më dhuratën super të shtrenjtë për Krishtlindje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment