Futboll Premier League Sport

E PARITUR/ Guardiola i mbyll derën “yllit” të Parisit, spanjolli mendon se ka në skuadër lojtarë më…

Pep Guardiola ka përgënjeshtruar lajmin se Manchester City po lëviz për të marrë “yllin” e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Shtypi britanik ka shkruar se në momentin që Raheem Sterling ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “qytetarët”, City po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe ka bërë gati investimin për 19-vjeçarin francez.

“Mbappe te City? Nuk do të ndodhë, – tha spanjolli, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Hoffenheim. – Ndonjëherë nuk e kuptoj nga dalin lajme të tilla. Manchester City nuk do të shpenzojë atë shumë parash që duhet për të marrë Mbappe, atë shumë parash që ky futbollist meriton dhe që PSG meriton. Pastaj, PSG nuk do të shesë Mbappe dhe Sterling do të qëndrojë me ne.”

 

Related posts

ELEMINIMI/ “ARBITËR HAJDUT”: Ja si presidentit të MILANIT I PËRLANË mijëra euron

Isa.Autor

FIFA 2019/ Ronaldo kthehet në problem, portugezi i prish planet kompanisë EA Sports

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ledian Memushaj rikthehet tek klubi i madh italian

Isa.Autor

Leave a Comment