Futboll I pakategorizuar Sport

EKSKLUZIVE/ Artur MAGANI: Feronikeli për titull. BABI është miku dhe “armiku” më i madh

Prej vitesh lojtarët më cilësor të “tregut” kosovar frekuentonin kampionatin tonë për të treguar potencialin e tyre. Në vitet e fundit ky trendi po baraspeshohet pasi të shumtë janë lojtarët e Superligës Shqiptare që transferohen në Kosovë.

I tillë është edhe rasti i Artur Maganit. Sulmuesi Peqinas ekskluzivisht për Alpenews.al tregon situatën sportive në Kosovë dhe diferencat me futbollin shqiptar.

INTERVISTA E PLOTË 

1- Magani, prej 2 vitesh jeni larguar nga Kampionati Shqiptar, duke u transferuar në Kosovë aty ku vijoni të bëni mirë në saj të golave të shënuar dhe paraqitjeve të mira. Këtë sezon luani për ngjyrat e Feronikelit. Si është aktualisht forma juaj sportive?

Ky sezon po shkon në mënyrën më të mirë të mundshmë, madje as që e kisha menduar një gjë të tillë. Ekipi vijon te kryesoj pa humbur ende ndërkohë unë edhe pse kam patur dhe kam konkurrencë të fortë jam një titullar i padiskutueshëm. Shpesh kam shënuar gola vendimtar duke ndihmuar Feronikelin të kryesojë kampionatin.

2- Cili është objektivi i Ferronikelit për këtë sezon duke ditur që po kryesoni kampioantin të shkëputur nga ndjeksit më të afërt?
Pikët në tabelën e klasifikit nuk janë rastësi. Presidenti i klubit ku bëj pjesë ka kontribuar shumë duke ofruar lojtarë me cilësi që bëjnë diferencën. Objektivi është vetëm titulli kampion.

3- Babai juaj Gugash Magani ka qenë gjithmonë njeriu më kritik. Sa ju ka ndihmuar për të ngjitur shkallët e karrierës?
Babi është miku dhe “armiku” im më i madh. Mik sepse më qëndron gjithmonë pranë në çdo gjë që bëj në jetë edhe përtej futbollit. “Armik” sepse më kritikon kjo pasi ai beson dhe i dinë kapacitetin tim. Unë jam me fat që kam një prind si ai. Ka gjen gjithmonë një motiv që jam ky që jam sot.

4- Keni zhvilluar disa sezone në Superligën Shqiptare si protagonist apsolut. Cilat janë diferencat mes futbollit Kosovar dhe kampionatit shqiptar?
Diferencat janë të shumta dhe në shumicën e rasteve të dukshme. Në shqipëri terrenet sportiv janë shume herë më të mira dhe futbollistët e kanë më të lehtë për tu shprehur. Ndërsa në Kosovë janë korrekt me pagat dhe asetet finaciar. Këtu ka më shumë talente ndërsa në shqipëri ka më shumë cilësi.

5- Duke parë me syrin e një futbollisti, kë shikoni si favorit për të fituar kampionatin në Shqipëri?
Më ka befasuar Partizani. Një ekip simpatik me lojtarë kompetitiv dhe që e njohin menatalitetin e klubit. Trajneri Gega është një tjetër pikë e fortë që ata pas shumë vitesh të shpallen kampion. Por besoj se gara do jetë e ashpër deri në fund pasi ekipet që pretendojnë titullin kampion janë të shumtë.

6- Cili ka qenë mbrojtësi që ju ka vën më shumë në vështirsi?
Janë disa në fakt duke filluar nga Dallku, Radas por edhe Shameti.

7- Kundërshtarë si për ironi të fatit do të keni vëllain në fushë, por edhe babain si trajnerë. Si është emocioni kur i ke kundërshtar?
Ne jemi profesionist dhe natyrisht mendojmë për llogaritë e klubeve që përfaqësojmë. Unë dua ti mund ata dhe anasjelltas. Futbolli prandaj është edhe i bukur. Nuk kanë qenë të paktë rastet ku vëllezrit lujnë për 2 përfaqësuese dhe luftojnë për vete.

8- Në fund, cili ka qenë idhulli juaj i fëmijërisë nga ku jeni inspiruar për të luajtur futboll?
Kur isha i vogël kam patur një mardhënie të ngushtë me Kampionatin Shqiptar kjo për shkak se shikoja babin tim. Jam rritur duke parë futbollistë të kalibrit të lartë si Vioresin Sinani dhe Hamdi Salihi. Ata janë idhuj e mi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Juventus/ 30 milionë euro për mbojtësin e krahut Gaya

Q.Autor

DISFATA E “KUQEZINJVE” NË DERBIN E MADONINËS/ Flet sulmuesi legjendar Vieri: Milan ishte skandal…

Delo.autor

Lojtari meksikanë thyen rekord, merr kartonin e verdhë më të shpejtë në historinë e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment