Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ KASHAMI: Ja pse u largova nga Beslidhja. PANUCCI kontradiktor, kombëtarja nuk është e…

Ditën e djeshme, trajneri Kavajas, Ndriçim Kashami lajmëroi dorheqjen nga klubi i Beslidhjes. Ky vendim vjen si pasoj i 2 humbjeve radhazi të klubit lezhjan. T

ekniku i cili ka folur me gjuhën e suksesit për disa vite me radhë në futbollin shqiptarë dhe më kryesisht në Kategorinë e Parë, ekskluzivisht për AlpeNews.al, Kashami skanon situatën tek klubi lezhian, atmosferën në Kategorine e Parë. Po ashtu Kavajsi ka edhe një koment mbi kombëtaren kuqezi.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Kashami, deri dje ishit trajneri i Beslidhjes, por humbja e fundit me Erzenin në transfertë bëri që ta përfundonit këtë aventurë ndoshta më shpejt seç mund ta kishit menduar. Çfarë nuk shkoi me ekipin Lezhian?
Nuk shkuan gjërat ashtu siç kasha menduar dhe parashikuar dhe kjo për aktualitet e sotëm sportive është thjesht normale. Ajo që na mungoi ishte fati. Krijonim raste pafund bënim lojra të mira,ndërkohë rezultatet nuk ishin në përputhshmëri me atë që realisht meritonim.


2- Ndërkohë, sot tek skuadra ka patur acarime të mëtejshme dhe si pasojë sulmuesi Pashja nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. A rrezikon Beslidhja të ketë një eksod?
Besëlidhja ka 25 lojtarë që janë në gjendje të luajnë si titullarë në çdo ndeshje megjithëse Pasha ka qenë një vlerë eshtuar pasi dihen aftësitë e tij në repartin e sulmit. Ju siguroj që asgjë nuk do ndikojë negativisht tek ekipi. Do i kthehen rezultateve positive, jam I bindur për këtë.
3- Si ishte sot për ju dita pasi nuk jeni më trajneri i askujt, ndërkohë më parë kishe objektiva dhe sfida pasi drejtoje një klub me emër?
Është dita e parë dhe të jem i sinqertë akoma jam duke analizuar të kaluarën që më mban lidhur me ekipin.Më beso nuk po e kuptoj që jam larguar.
4- Keni kontakte me ndonjë skuadër për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit?
Akoma nuk kam asnjë kontakt sigurisht si profesionist i mirëpres, por mendoj se është herët. Më duhet të pushoj pak.
5- Tashmë si një njeri që e njeh shumë mirë Kategorinë e Parë. Beson tek ndonjë mrekulli tek grupi A pasi Vllaznia ka vendosur diktatin duke regjistruar vetem fitore?
Nuk është autostradë për Vllaznine, ajo po bën shumë punën e saj problemi mbetet nëse do rezistojë Dinamo në luftën për kreun. Për mbarëvajtjen e kampionatit dëshiroj të përcaktohet nga fundi i kampionatit së kush do jetë fituesi. Dielli i mëngjesit deri tani duket i mirë për Vllaznine. Por futbolli na ka mësuar edhe me surpriza që shpesh herë e bëj edhe të bukur atë.
6- Po ne Grupin B, këtu gara shikohet më e ashpër pasi diferencat janë më të vogla dhe ekipet pretendente jane disa. Kë shikon si më favorit?
Në Grupin B të Kategorisë së parë është vërtet garë e fortë, kam ekipet e zemrës aty dëshiroj të fitojë ndonjë nga to. Parashikimi duket shumë i vështirë por gara do jetë e ashpër ky fitesiot më të mëdhenj do të jenë tifozët.
7- Flasim pak për Superioren. Një Partizan bindës, A beson se ka ardhur koha se të kuqtë pas 25 vitesh mund të ngren lart titullin kampion?
Partizani është simbol i futboll shqiptar, asnjëherë koha nuk e përjashton si eksponent kampion.Këtë sezon nën drejtimin e një strategu si Skëndër Gega është në rrugën e duhur. Ky është sezoni për tja dal mbanë duke parë edhe problemet që kanë rivalët e tjerë në luftën për titull.


8- Cilat janë skuadrat që do rrezikoj për të zbritur në kategorinë e parë?
Është herët të flasim, por qasje ka dy tre ekipe. Ekipi më i rrezikuar mbetet Kastrioti në saj të organikës dhe financave që ka në dispozion, për më tepër nuk luan asnjë takim në shtëpi. Po nuk përjashtohet Kamza dhe ndoshta edhe Luftëtari.


9- Në fund një koment mbi kombëtaren. Vendimet e fundit të trajnerit Panucci ka gjenë kontradiktore. Përmend këtu mos grumbullimi i Llullakut, Agollit që po shkëlqejnë me ekipet e tyre.

A beson se mund të përsërisi suksesin e De Biazit apo mund të shkarkohet në rast të një rezultati negativ?
Panuccin e shoh gri, ndoshta i duhet kohë për të verifikohen më mirë cilësitë e tij. Është më mirë ta lësh me kontradiktat e tij sesa të ngacmosh për to. Arritja e De biazit është kulm për futbollin shqiptar, uroj që mos jetë ky I fundit. Aktualisht ekipi ynë kombëtarë është shumë larg të qënit nivelit të 3-4 viteve më parë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E FUNDIT/ Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer: Sadiku largohet nga Levante

Delo.autor

REFUZON KALIMIN TEK “DJAJTË E KUQ”/ Liverpool ndryshon mendje për Coutinho, ja ku do të zbarkojë

Delo.autor

SHAQIRI VULOS FATIN E TAKIMIT/ Liverpool fitore me përmbysje në Turf Moor

Isa.Autor

Leave a Comment