Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ RROCA: Luftëtari bën kthesën me Partizanin. Të ardhmen e shikoj jashtë SHQIPËRISË

Sezoni i shkuar rezultoi sa historik aq edhe emocionues për klubin e Luftëtarit. Skuadra Gjerokastrite arriti për hërë të parë në historinë e saj të lunatë në eliminatoret e kompeticionit Europa league. Ky sezon nisi keq për jugorët që të drejtuar nga trajneri Kostic pësuan 4 humbje në po kaq ndeshje.

Me ardhjen e trajnerit Mezani skuadra reagoi menjëherë duke marr 2 fitore të rëndësishmë. Për të folur mbi situatën tek bluzinjtë dhe ambicjet e Luftëtatit këtë sezon kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al mesfushorin me tipare sulmuese, Eduard Rroca.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Rroca, sezoni i shkuar ishte një moment historik për fanellën e Luftëtarit duke prekur për të parën herë emocionet e kompeticionit Europa League. Çfarë do të thotë për një futbollist si ju të luani në një kompeticion elitar?

Është i vërtetë konstatimi juaj. Një moment historik dhe emocionues si për lojtarët ashtu edhe për ngjyrat e klubit. Askush nuk e mendonte fillimisht një gjë të tillë por bashkpunimi i stafit drejtues me futbollistët bën realitet një ëndërr për qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse nuk isha personalisht në fushë gjatë sfidave në Europa League për shkak të dëmtimit e përjetova bashkë më klubin këtë moment fantastik.

2- Dëmtimi ju penalizoi të mos ndihmonit ekipin në këto javë të para. Si është tani gjendja jauj sportive?

Kam punuar intensivisht dhe aktualisht ndjehem mirë. Kam 2 javë që stërvitem rregullisht me skuadrën dhe pres me padurim të luaj. Më vjen mirë që dëmtimin e las pas dhe tani jam në dispozicion të trajnerit.

3- Ardhja e trajnerit Mezani i hapi rrugë rezultateve pozitive. Çfarë nuk shkoi me trajnerin Kostic?

Mezani është një trajner që ka treguar se bën mirë. Një njëri që i kushton rëndësi maksimale detajeve dhe mundohet të marri maksimumin nga vetja dhe futbollistëve që ka në dispozicion. 2 fitore në 4 javë nukl janë pak duke parë që kemi zhvilluar edhe ndeshje pozitive pamvarsisht humbjeve që kemi pëesuar. Sa i takon Kostic ishte një trajnerë me persoanlitet që punonte shumë. Fati nuk ishte me të, ekipi krijonte volum loje por nuk finalizonte. Kjo e penalizoi shumë edhe aventurën e tij me Luftëtarin.

4- Jeni në valle sa i takon mbijetesës në Superiore. Cilat janë objektivat e klubit Gjirokastrit?

E rëndësishmë është të largohemi nga fundi i rënditjes sa më shpejt. Do mundohemi ti marrim takimet një e nga një. Jemi një skuadër me kualitet që mund të bëj mirë kudo më këdo. Objektivi i klubit vendoset në saj të vazhdimsisë së rezultateve.

5- Sa ju mungojnë Abazaj dhe Bregu?

Ishin dy futbollistë që dihen realisht vlerat e tyre. Sezonin e shkuar zhvilluan paraqitje madhështore. Noramlisht që ndihet mungesa e tyre. Por Luftëtarin nuk e bëjnë individët por grupi i unifikuar i të gjithë skuadrës. Ne do rikthemi të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar.

6- Këtë javë keni një përballje të vështirë me Partizanin në transfertë. Cili është qëllimi i Luftëtarit në këtë takim?

Partizani ëhtë momentaslisht ekipi më në formë në superligë. Ka lojtarë cilësorë dhe një trajnerë ekspertë që po bën mirë. Nga ana tjetër ne jemi të etir për pikë dhe do të tentojmë maksimumin nga transferta me të kuqtë.

7- A do të ndjeki Rroca hapat e Abazajt për të luajtur në një kampionat jashtë Shqipërisë?

Çdo futbollist do e dontë një kapërcim në karrierë. Kam qenë i pa fat në 2 sezonet e fundit pasi kam pësuar disa dëmtime. E megjithatë nuk dorzohem dhe do punoj fort për të arritur objektivat që i ka vendosur vetes. Një ditë dua të luaj në një kampionat elitar të europës.

8- Në fund, cili ka qenë idhulli juaj nga ku jeni inspiruar në futboll?

Jam rritur duke parë magjinë dhe spektaklin e Alex Del Pieros. Luja në të njëtin pozicion si ai falë tij jamë bërë edhe tifoz i Juventusit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

MILANI NË FESTË/ “DJALLI” shumë pranë SUPER mesfushorit KAMPION BOTE

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Klubi i Serisë A shtyn rinovimin me trajnerin, dridhet stoli i Pirlos

Delo.autor

E PABESUESHME/ U transferua si lojtar i lirë te MILANI, por pritet të përfundojë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment