Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ SHKULAKU: Në Lushnje isha i pafat. Ju tregoj si refuzova Kukësin dhe klubin gjerman

Kampionati Shqiptar në vitet e fundit ka “rritur” dhe prodhuar shumë lojtarë me të ardhme. Disa prej tyre tashmë militojnë në kampionatet elitare të Europës ashtu siç ka edhe nga ata që luajnë aktualisht në atdhe si Bregu, Mala, Krasniqi etj. I tillë është edhe Hermes Shkulaku.

Pogradecari i cili sezonin e shkuar luajti në Superligë me Lushnjën ekskluzivisht për AlpeNews.al tregon prapaskenat e karrierës dhe objetivat që ka këtë sezon me ekipin e Pogradecit.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Shkulaku, sezonit e shkuar u transferuat tek Lushnja ekip ku nuk arritet të tregonit më të mirën tuaj. “Lagunarët” ranë nga Kategoria, çfarë nuk shkoi?

Jam penduar që firmnosa me Lushnjën. Ishte një vit që nuk dua ta kujtoj pasi çdo gjë shkoi keq. Pësova shumë dëmtime dhe nuk arrita të jepja më të mirën time. Edhe pse kisha mbështetjen e tifozëve dhe shokëve të skuadrës kondicioni im fizik nuk ishte ai që pretendoja. Tani që e mendoj them me vete si refuzova Teutën, Kukësin apo Laçin dhe në fund nuk mora asgjë. E megjithatë ato i përkjasin së shkuarës dhe duhet që të shikoj përpara.

2- Këtë vit u rikthyet në “shtëpi” duke qënë protagonist me Pogradecin i cili kryesonte deri para takimit me Bylisit. Si e përjetuat humbjen minimale në Ballsh?
Zhilluam një ndeshje të mirë e të ekulibruar me Bylisin. U ndëshkuam nga një gabim në prapavijë. E megjithatë skuadra është e gatshme për tu rikthyer rezultateve pozitiv duke filluar me takimin me Elbasanin.

3- Kush është objektivi i Pogradecit këtë sezon?

Objektivi primar është 5-shësja e parë. Më pas oreksi shtohet duke fituar, pse jo do tentojmë Superligën.

4- Kë shikoni si rivalin më të avantazhuar për tu ngjitur në Superligë?

Ekipet me te konsideluar për tu ngjitur në elitë e futbollit shqiptar janë Besa dhe Bylis. Kanë lojtarë me eksperincë dhe jane skuadra që dinë si ngjitesh ne Superligë. Gara do të jetë e ashpër deri në fund ku diferencën do ta bejnë episodet.

5- A e shikoni mundesi apo keni patur oferta për të luajtur jashtë Shqipërisë?

Këtë vit kam patur një ofertë prestigjoze nga Gjermania për të luajtur me ekipin e SG Ëattenscheid, por hoqa dorë nga ky transferim pasi familja ndodhet ne Amerikë dhe për 2-3 vite nuk do kisha mundësi ti takoja. Për mua familja mbi gjithçka!

6- Jeni një talent dhe një lojtarë më cilësi besoni se një ditë mund të vishni fanellën e kombëtares?
Duhet një punë e madhe, unë punoj çdo ditë për këtë por e di që është gati e pamundur pasi edhe konkurenca është e madhe. Gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë!

7- Cili është idhulli juaj nga ku jeni frymëzuar në futboll?

Lojtari që më pëlqen nga mënyra sesi luan apo kam ngjashmëri nga pozicioni ku luan në fushë është Eden Hazard. Triblon me thjeshtësi, dhuron spektakël dhe bën diferencën me çdo lëvizje përballë çdo kundërshtari.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 4-1

Delo.autor

“HAJDE VËLLA”/ Rakitic poston foton me Rei Manajn në stërvitje

F.autor

LIVE/ Eibar-Barcelona, Messi ndëshkon

Delo.autor

Leave a Comment